Thaçi: Mesazhet nga Beogradi që duhet të kemi një kompromis pa njohje, janë provokime

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se mesazhet nga Beogradi që duhet të kemi një kompromis pa njohje të Republikës së Kosovës, i ka quajtur provokime.

“Mesazhet nga Beogradi që duhet të kemi një kompromis pa njohje të Republikës së Kosovës, janë provokime. Pavarësia e Kosovës është një kompromis. Dialogu është i mundur bazuar në një parim: Dy shtetet duhet të njohin njëra-tjetrën si fqinj të barabartë, që lëvizin drejt integrimit në familjen Euro-Atlantike”, ka shkruar presidenti Thaçi në Twitter.

Kjo deklaratë vie si kundërpërgjigje të deklarimeve të Aleksandër Vuçiqit, i cili gjatë vizitës në Greqi ka dhënë në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ku ka folur për çështjen e gjetjes së një zgjidhje finale me Kosovën dhe gjithashtu edhe për idenë e shumë diskutuar të korrigjimit të kufijve e shkëmbimit të territoreve.

Share This Article