Thaçi: Mos u merrni me sloganet e njeriut që ka përgjegjësi për gjenocid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka komentuar veprimet e fundit të ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiq, i cili ka shkruar në kartëmonedha “Kosova është Serbi”.

“Kosova sa më pak që merret me njerëz të tillë të tejkaluar dhe pa asnjë ndikim as ne Serbi, më mirë është. Mos të humbim energji duke u marrë me slogane poshtëruese, ofenduese dhe shumë të ulëta të një njeriu me përgjegjësi direkte për gjenocidin e kryer. Andaj mendoj. se ne duhet të fokusohemi në punët tona jo në parullat dhe mitet që Serbia mund të prezantojë për Kosovën. Është e qartë, jo vetëm për ne por për të gjithë botën, Kosova është vend i lirë i pavarur, është atdhe i gjithë qytetarëve të saj. Serbia është një fqinj me pro-rus në botë përball Kosovës. Orienti ynë është i qartë euroatlantik, se cili është realiteti ynë flet bota dhe jo Beogradi, kjo fushatë është me tepër denigruese për vet ata”, tha presidenti Thaçi.

Share This Article