Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë sot se kurrë nuk do të ndodh shkëmbimi i territorit të Kosovës,
ndërkohë që tha se nuk ka njeri që e ndal në angazhimin për bashkëngjitjen e
Luginës së Preshevës me Kosovën.
Në Samitin e Dytë të Diasporës, ai tha se diaspora kishin rol të jashtëzakonshëm veçanërisht gjatë luftës së UÇK-së dhe u shpreh u tha atyre se u janë mirënjohës gjithmonë që kanë ndarë edhe kafshatën e tyre për ndihmë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
U deklarua i bindur se askush nuk do të mund ta cenojë as Trepçën, as Ujmanin dhe asnjë cep të Republikës së Kosovës.
“Shkëmbimi i territoreve që keni dëgjuar shumë gjatë kësaj vere, kurrë nuk do të ndodh. Se shkëmbimi i territoreve është pazar dhe askë nuk do të lejojmë që të bëjë pazar me kauzën kombëtare. Ndarja e Kosovës, pa shkelur mbi trupin tim, nuk do të mund ta cenojë kush një milimetër të territorit të Kosovës. Për ndarje të Kosovës, dhe ekzagjerime të temave të tilla, dhe ata që flasin sot, janë ata që kanë ndihmuar Sllobodan Millosheviqit, janë miqtë e Radonshiqit që i kam dëbuar nga Kosova. Në anën tjerë, korrigjimi i kufijve po, sepse nuk ka njeri në botë që ma mohon angazhimin tim për realizimin e aspiratës së të drejtave legjitime të Preshevës, Medvegjës, Bujanocit për bashkëngjitje me territorin e Republikës së Kosovës, pa u cenuar territori i Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.