ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim 8 hours ago
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën 8 hours ago
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm 9 hours ago
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim 10 hours ago
“Rregullorja u asgjësua”, Berisha: Ky është parlamenti i karteleve të drogës 10 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Thaçi: Nuk e heqim taksën e as s’bëjmë asociacionin për liberalizim të vizave

albnews by albnews
29 May, 2019
in Kosova
0
Hyn në fuqi Ligji për Pagat pa dekretimin e presidentit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se për liberalizim të vizave nuk do të lejojnë që brenda Kosovës të ketë Republikë Serbe.

Këto komente ai i ka bërë në konferencën “20 vite pas: Perspektivat dhe Sfidat për Ballkanin Perëndimor”, të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Grupi Ballkanik për Hulumtime të Politikave.

“Jemi duke kaluar në një fazë të një udhëkryqe që duhet të marrim edhe vendime jo të lehta. Kosova është një storie e suksesit por nuk është e përfunduar. Pse nuk është e përfunduar, ende 5 shtetet e BE-së nuk e kanë njohur Kosovën, aspirata jonë është anëtarësimi. Ende nuk kemi arritur marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ende nuk jemi anëtarësuar në OKB ku kemi një veto nga Rusia. Ndërsa, nuk shihet në horizont ndonjë faktor që mund ta bind Rusinë që ta heq veton që Kosova të anëtarësohet. Kemi sfidat tona të brendshme, por që kemi bërë progres qoftë në rend dhe ligj, qoftë me themelimin e ushtrisë së Kosovës. Po ndodh ajo që nuk do të duhej të ndodhte, sot be ka mbyllur dyert për Kosovën, ne kemi përmbushur të gjitha kriteret, tash e tri vite është dhënë rekomandimi për viza dhe nuk ka vendim. Jo me fajin tonë ky izolim, por nga paaftësia e shteteve anëtare për të marrë vendim për liberalizim të vizave. Të gjitha kriteret i kemi përmbushur, edhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, tha ai.

RelatedPosts

Analiza: Pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA, “sinjal i distancimit” nga Kurti

Osmani shpreh keqardhje për pezullimin e dialogut strategjik me SHBA-të

“Kam shumë për të thënë”/ Ish-ndihmësekretar amerikan i Shtetit: Do të jem dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit

Thaçi tha se për 20 vite bashkësia ndërkombëtare e ka pasur drejtësinë në Kosovë dhe sipas tij, tash 20 vite atë që nuk e kanë bërë ata, kërkojnë ta bëjnë institucionet e Kosovës.

Sa i përket dialogut, Thaçi tha se më e mira do të ishte që Serbia ta njeh Kosovën, por nuk ka presion ndërkombëtar.

“Nuk është e lehtë të arrihet paqe me një armik, por nuk ka alternativë tjetër. Natyrisht ka pasur zëra edhe në Beograd edhe në Prishtinë, vendet kryesore të botës perëndimore ShBA, Britania, Franca, nuk kanë pasur një qëndrim koherent për këtë proces. Mesazhi im ka qenë që kur politika e shteteve të Quintit është bashkë edhe politika e Kosovës është bashkë. Qëndrimi im, as nuk do të ketë autonomi dhe nuk do të ketë asociacion, sepse ajo do të nënkuptonte një Republikë serbe brenda Kosovës. Po unë vet jam pajtuar më herët që të ndodh diçka e tillë, por kanë ndryshuar rrethanat. Për hir të liberalizimit të vizave nuk mund t’i japim Asociacion, edhe taksa duhet të mbetet në fuqi. E ardhmja jonë është në Ee dhe NATO”, tha ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

12 September, 2025
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

12 September, 2025
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

12 September, 2025
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

12 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result