ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim 5 minutes ago
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë 1 hour ago
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik 1 hour ago
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare 1 hour ago
Princ Harry merr goditjen e madhe nga mbreti Charles! 1 hour ago
Next
Prev
Home Kosova

“Thaçi nuk ishte kryekomandant”, Duncan: UÇK kishte përbërje heterogjene

albnews by albnews
22 September, 2025
in Kosova
0
“Thaçi nuk ishte kryekomandant”, Duncan: UÇK kishte përbërje heterogjene
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas James Rubin, radhën për të dëshmuar në Hagë e kishte ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan. Ai gjatë viteve ’90 ishte këshilltar politik i Wesley Clark, komandantit të atëhershëm të NATO-s, në fillim të dëshmisë së tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, foli për rolin e tij në Kosovë. Ai tha se detyra e tij ishte ta informonte Clarkun – gjeneralin që udhëhoqi fushatën bombarduese kundër caqeve serbe në vitin 1999.

“Fokusohesha në informimet, informoja gjeneralin Clark në 7:30 të mëngjesit, më duheshin 45 minuta vozitje deri në vendin ku qëndronte ai, zakonisht zgjohesha, hyja në internet, lexoja të gjithë informatat që mund të gjeja në internet, çka kishte ndodhur në 24 orët e fundit lidhur me Kosovën. Më pas dëgjoja lajmet 24 orët e fundit, hipja në automjet, dëgjoja BBC gjatë rrugës që vozitja, kur shkoja në zyrë lexoja të gjitha kabllogramet diplomatike që ishin shkëmbyer gjatë natës, lexoja shërbimet e monitorimit që mund të kishin konstatuar elemente që nuk ishin konstatuar nga lajmet, lexoja të gjitha vlerësimet e shërbimit informativ. Hyrja në takim, informoja gjeneralin Wesley Clark, së bashku pastaj shkonim dhe informonim përmes videolidhjes komandantët operativ në teren. Më pas gjatë ditës lexoja kabllogramet nëse vinin, bisedoja me personat që njihja, me gazetarë, me OJQ, me organizata të ndryshëm, me persona të ndryshëm, në mënyrë që të merrja informacion sa më shumë, që të mund të krijoja një panoramë se çka po ndodhte”, tha ai.

RelatedPosts

“Karakter i veçantë, si në filmat e Rambos” – diplomati britanik flet për takimin me Haradinajn më 1999

Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, sot dëshmia e britanikut John Stewart Duncan

Ish-diplomati britanik, tha se UÇK-ja nuk kishte strukturë hierarkike. Në ditën e parë të dëshmisë së tij në Hagë, ai tha se fuqinë reale e kishin komandantët e zonave. “Nuk kishin struktura hierarkike, ishin të organizuar ndryshe, nuk mund të shkonim thjeshtë të bisedonim me zotëri Thaçin, apo me gjeneral Çekun dhe të mendonim se e zgjidhëm problemin. Nuk funksiononte kështu. Duhej flisnim me personat që vërtetë kishin kompetenca, dhe ata ishin komandantët e zonave”, theksoi Duncan.

Ai tha se fuqinë reale në UÇK e kishin komandantët e zonave. “Fuqinë reale në strukturën e UÇK-së e kishin komandantët rajonalë dhe kjo na u konfirmua kur u takuam me gjeneral Agim Çekun [14 qershor] në fillim të negocimit të marrëveshjes, ai na tha që nuk e bëj dot këtë pa praninë e komandantëve të zonave. I besova, ishte ngulmues për këtë çështje. Tha dy gjera, e para, tha që zotëri Thaçi nuk ishte i disponueshëm dhe për ta bërë një gjë të tillë, Thaçi do të duhej të konsultohej, dhe më pas ai shtoi se unë nuk e bëj një gjë të tillë nëse në negociata nuk marrin pjesë komandantët e zonave”, shtoi ai.

John Stewart Duncan, tha se UÇK-ja kishte përbërje heterogjoene. “Ka qenë një grup heterogjen personash, shumë heterogjen, dhe ndryshuan. Përbërja e aktorëve kryesorë, e personave kryesorë, veçanërisht kur fillojë të përshkallëzohej spastrimi etnik kishte disa shtresa, do jap një shembull konkret, kishte pasur persona që kanë qenë ushtarë në armatën jugosllave, juristë, mjekë, gazetarë, të tjerëve të cilëve iu ishin keqtrajtuar familjet, kështu që motivi i tyre për të rrëmbyer armët ishin i ndryshëm ndonjëherë”, tha ai.

Ai përmendi edhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. “Kishte gra në UÇK. Kishte që ishin abuzuar seksualisht, dhunuar seksualisht, të abuzohet seksualisht një femër shqiptarë është e tmerrshme… Kam takuar shumë nga këto gra dhe kanë qenë shumë mbresëlënëse”, theksoi ai.

Dëshmia e tij vjen pasi në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë u dëgjua ish-ndihmëssekretari amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe ish-këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës në negociatat në Rambuje, Paul Ëilliams. Paraqitja e provave të mbrojtjes nisi një javë më parë, më 15 shtator. Mbrojtja e Thaçit ka planifikuar t’i sjell 11 dëshmitarë në tërësi, pas së cilëve pritet të dëshmojnë dy të tjerë të thirrur nga mbrojtja e Jakup Krasniqit. Paraqitja e provave të mbrojtjes pritet të përfundojë deri në mesin e nëntorit, ndërkaq, turpi gjykues pret që ekipet mbrojtëse të dorëzojnë shkresat përfundimtare deri më 22 dhjetor të këtij viti.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

22 September, 2025
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

22 September, 2025
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

22 September, 2025
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

22 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result