Thaçi: Nuk ka asnjë agjendë të fshehtë prapa takimit në Berlin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, thotë se takimi i Berlinit do të jetë vazhdimësi e interesimit të Gjermanisë dhe Francës për Kosovën dhe rajonin.

Thaçi përmes Facebook-ut njofton se në këtë takim nuk do të ketë asnjë plan që do te propozohet për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Ndërsa ka mohuar se ekziston ndonjë agjendë e fshehtë prapa këtij takimi.

“Për më tepër, nuk ka asnjë agjendë të fshehtë prapa këtij takimi. Presim që, në fund, ky takim të rezultojë me një deklaratë retorike të përgjithshme, paraprakisht të dakorduar mes pjesëmarrësve, e cila ndër të tjera do të rikonfirmojë së paku perspektiven evropiane të rajonit tonë, thellimin e reformave sidomos në sundimin e ligjit, si dhe do të theksojë domosdoshmërinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan presidenti në Facebook.

Share This Article