Thaçi: Para 75 vjetësh, Tito mori vendimin më antishqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se para 75 vjetësh, kreu më i lartë shtetëror jugosllav, Josip Broz Tito, mori vendim për shpalljen e administrimit ushtarak në Kosovë, që ishte një prej dokumenteve më antishqiptare fill pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Thaçi ka shkruar në Facebook se në bazë të atij dokumenti, politika jugosllave përmes eksponentëve serbë dhe tjerë, likuidoi elementin patriotik në Kosovë dhe goditi shtyllat më të forta të familjeve shqiptare në të gjitha rajonet.

“Këto krime dhe ky gjenocid u kryen në frymën kinse antifashiste, që në fakt rezultuan me mbledhjen e Prizrenit më 10 korrik 1945, ku dhunshëm Kosova u aneksua me Jugosllavinë. Reagimi më i fortë kundër këtij terrori serb ishte kryengritja e komandantit Shaban Polluzha, e cila u shua me gjak”, ka shkruar ai.

Share This Article