Thaçi: Partneriteti ynë me SHBA-në ka qenë dhe mbetet vendimtar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se partneriteti ynë me SHBA-në ka qenë dhe mbetet vendimtar në çdo proces për Kosovën.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Sot zhvillova një takim përmbajtjesor me miqtë e Kosovës, senatorët amerikanë Ron Johnson dhe Chris Murphy. Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është unike, si nga republikanët, po ashtu edhe nga demokratët. Partneriteti ynë me SHBA-në ka qenë dhe mbetet vendimtar në çdo proces për Kosovën. Kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili do të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin tonë në NATO, BE dhe OKB. HTH (Foto nga arkivi)

Share This Article