Thaçi pas takimit me Vuçiqin të ndërmjetësuar nga Macroni: Kosova e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, njofton se në një takim të ndërmjetësuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka takuar sot edhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Siç njofton kumtesa presidenciale, Thaçi në këtë takim ka konfirmuar se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë, “në kërkim të një marrëveshjeje për paqe, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara, duke i hapur kështu rrugë zhvillimit në Kosovë dhe integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian”. 

Sipas “Blicit”, Macroni thirri me urgjencë për një takim Vuçiqin e Thaçin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron papritmas i ka ftuar sot në një takim presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, raporton “Blic” i Beogradit, transmeton Koha.net.

Edhe Vuçiqi, edhe Thaçi ndodhen në Paris, ku po marrin pjesë në “Forumin e Paqes”. Sipas “Blicit”, Vuçiqi e lëshoi panelin mbi multilaterizmin në kuadër të Forumit, që të merrte pjesë në bisedën me presidentin francez.

Macron mbrëmë kishte pasur takime bilateral me Vuçiqin dhe me Thaçin.

Por ai kishte shfaqur dëshirën që sërish të takohej me Vuçiqin, e pastaj edhe me Vuçiqin e me Thaçin bashkërisht, citon “Blic” burimet diplomatike nga Parisi.

Macron qysh më parë kishte theksuar disa herë dëshirën për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Francës në dialogun midis Beogradit e Prishtinës, i ndërprerë tash e një kohë, transmeton Koha.net.

Share This Article