Thaçi për mandatarin: Vetëvendosje e shpenzoi kohën e arsyeshme

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Thaçi ka deklaruar se nuk është ai që zgjedh qeveritë, por janë qytetarët e Kosovës.

Sipas tij, ai nuk mund të predikojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të tij për mandatarin për kryeministër të ri, ndërsa ftoi palët politike të presin me durim vendimin e saj.

Thaçi është pyetur se pse Kosova kishte 6 muaj kohë më 2014 dhe tani vetëm 20 ditë për të krijuar qeverinë e re.

“Është një dallim i madh. Në 2014 PDK nuk ka qenë vetëm fituese e parë, por edhe fituese bindëse. Ka pasur një tentative për të bllokuar krijimin e institucioneve. Atëherë ndodhi nga blloku opozitar, humbës. Kemi një sistem parlamentar. Askush nuk mund të krijojë qeverinë e vetme pasi i tillë është sistemi. Jetojmë në një realitet të tillë, të pavarur dhe multietnik”, ka deklaruar ai në Syri TV.

Sipas tij, tani është një situatë tjetër. “Kryetari i Kuvendit është zgjedhur, kryesia e Kuvendit është zgjedhur, është zgjedhur kryeministri me 63 vota, ndërsa shkarkuam kryeministrin me 2/3 të votave. I kam dërguar 5 dërgesa dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Unë duhet të ruaj balancën si presidenti dhe ndaj kam vendosur që ajo parti ka shpenzuar kohën e arsyeshme”, ka thënë Thaçi.

Sipas Thaçit, Kosova ka Kushtetutën më të mirë në Ballkan.

Share This Article