ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Meghan Markle zbulon pjesë nga rezidenca e saj luksoze, prej 29 milionë dollarësh në Kaliforni 4 hours ago
Hiqej si efektiv, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë. Sekuestrohen uniforma policie, grada dhe armë 4 hours ago
Barcelona mund Elchen dhe mbetet në ndjekje të Realit 4 hours ago
Haaland i pandalshëm, tregolësh i City-t kundër Bournemouth 4 hours ago
Meksikë, qëllohet për vdekje kryetari i bashkisë 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Thaçi për “Süddeutsche Zeitung”: Vuçiq ka humbur unë kam fituar

albnews by albnews
25 March, 2019
in Kosova
0
Thaçi për “Süddeutsche Zeitung”: Vuçiq ka humbur unë kam fituar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për “Süddeutsche Zeitung” ka folur për luftën, intervenimin e NATO-s dhe për raportet e tij me presidentin serb 20 vjet pas luftës, kur asokohe ishte Ministër i Informacionit i Sllobodan Millosheviqit, derisa Thaçi udhëheqës i UÇK-së, transmeton KosovaPress.

Për “Süddeutsche Zeitung”, Thaçi ka thënë se kjo është një marrëdhënie e vështirë, por është e nevojshme të kemi një kanal të hapur të komunikimit.

“Sepse është pikërisht ky dialog, i cili ka parandaluar shumë gjëra të shëmtuara që mund të kishin ndodhur mes dy vendeve tona. Por, nuk ndjej asnjë kënaqësi për ta bërë këtë.

RelatedPosts

Pjesëtari i policisë së Serbisë arrestohet në Jarinjë, kapet me fishekë dhe dinarë

Projekt-rezoluta amerikane që bllokon përfundimisht ndarjen e Kosovës

Forcat ajrore shqiptare shpëtojnë turistin kosovar që u pickua nga gjarpri në një shteg malor në rajonin e Shkodrës

“Të dy e dimë prej nga jemi. Por, kjo nuk është një pengesë për ne që të punojmë për paqe”.

Kjo është intervista e plotë e Thaçit për “Süddeutsche Zeitung”:

Süddeutsche Zeitung: A ju kujtohet ku ishit më 24 mars 1999 – në kohën kur filluan bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë?

Hashim Thaçi: Isha në male, në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Ne ishim njoftuar paraprakisht nga NATO-ja, që atë ditë do të fillonte bombardimet.

Süddeutsche Zeitung: Pas 20 vjetëve, sa e madhe është mirënjohja për Perëndimin?

Hashim Thaçi: Ne do të jemi përgjithmonë mirënjohës. Pa ndërhyrjen ushtarake, shqiptarët sot nuk do të ekzistonin në Kosovë dhe bombardimet ndaluan spastrimin etnik.

Süddeutsche Zeitung: Paqe të vërtetë nuk ka as pas 20 vjetësh. Për të marrë një ulëse në Kombet e Bashkuara dhe mundësinë për t’u bërë anëtare e BE-së, duhet të arrini një marrëveshje, me anë të së cilës, Serbia e njeh Kosovën si shtet të pavarur. A mundet të ketë kjo ende sukses?

Hashim Thaçi: Nuk ka alternativë. Një marrëveshjeje paqeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të jetë po aq e suksesshme sa ishte marrëveshja ndërmjet Gjermanisë dhe Francës. Në anën tjetër, Status Quo-ja, në realitet do të thotë regres të vazhdueshëm, sepse ajo destabilizon rajonin.

Süddeutsche Zeitung: A keni mbështetje të mjaftueshme brenda vendit për të bërë kompromise me serbët?

Hashim Thaçi: Më shumë se 70 për qind e kosovarëve mbështesin dialogun me Serbinë.

Süddeutsche Zeitung: A mund të jenë ndryshimet e kufijve pjesë e kësaj marrëveshjeje?

Hashim Thaçi: Ne synojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila përfundimisht do të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por, deri tani asgjë nuk është në tavolinën e bisedimeve, nuk ka harta. Kjo temë është bërë e madhe dhe ekzagjeruar nga mediet.

Süddeutsche Zeitung: Por, jo vetëm mediet po flasin për të. Një mbështetje e tillë së fundmi ekziston edhe nga Brukseli dhe Uashingtoni…

Hashim Thaçi: Unë kam folur drejtpërdrejt me presidentin Trump. Mesazhi i tij për të dyja palët është i qartë: përfitoni nga momentumi, lëvizni përpara dhe mos lejoni që tragjeditë e së kaluarës të përsëriten.

Süddeutsche Zeitung: A i keni vendosur shpresat krejtësisht tek SHBA-ja?

Hashim Thaçi: Nga e kaluara ne e dimë se BE-ja asnjëherë nuk ka qenë në gjendje që t’i zgjidhë gjërat vetëm.

Süddeutsche Zeitung: A vlen kjo edhe sot?

Hashim Thaçi: Për të qenë i sinqertë, sot edhe më pak.

Süddeutsche Zeitung: A nuk janë korrigjimet e kufijve në Ballkan shumë të rrezikshme?

Hashim Thaçi: Të gjitha shtetet e Ballkanit kanë çështje të hapura kufitare, nga Sllovenia dhe Kroacia deri në Maqedoninë Veriore. Vetëm vitin e kaluar, pas tre viteve dramë, e kaluam një mosmarrëveshje kufitare me Malin e Zi. Por, për çështje të tilla duhet të tregojmë kujdes të veçantë.

Süddeutsche Zeitung: Sipas mendimit tuaj, si mund te duket një korrigjim i kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

Hashim Thaçi: Për ne është e qartë, Kosova gjithsesi do të mbetet një shtet shumetnik dhe nuk do të ketë kufij përgjatë vijave etnike.

Süddeutsche Zeitung: Cila është marrëdhënia juaj personale me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq? Qysh në luftë, 20 vjet më parë, të dy ju qëndruat në pozita të rëndësishme. Ai si Ministër i Informacionit i Sllobodan Millosheviqit, ju si udhëheqës i UÇK-së. Sot vazhdimisht takoheni dhe detyroheni të negocioni…

Hashim Thaçi: Është një marrëdhënie e vështirë, por është e nevojshme të kemi një kanal të hapur të komunikimit. Sepse është pikërisht ky dialog, i cili ka parandaluar shumë gjëra të shëmtuara që mund të kishin ndodhur mes dy vendeve tona. Por, nuk ndjej asnjë kënaqësi për ta bërë këtë. Të dy e dimë prej nga jemi. Por, kjo nuk është një pengesë për ne që të punojmë për paqe.

Süddeutsche Zeitung: A flisni për atë që ndodhi 20 vjet më parë?

Hashim Thaçi: Ai ka humbur, unë kam fituar. Por, unë nuk dua të ngarkojë diskutimet me të kaluarën.

Süddeutsche Zeitung: Ende ka akuza kundër jush personalisht nga ditët e luftës. Një raport nga Këshilli i Evropës ju akuzon për përfshirje në vrasje dhe trafikim të organeve. Kohët e fundit, një gjykatë speciale ndërkombëtare ka filluar punën në Hagë për të hetuar krimet e luftës të kosovarëve. A keni frikë nga gjykata?

Hashim Thaçi: Këto pretendime monstruoze janë konstruktuar në Serbi. Por nëse thirrem, do të shkojë. Është e rëndësishme për ne që e vërteta del në dritë.

Süddeutsche Zeitung: Sa është i rëndësishëm përpunimi i së kaluarës?

Hashim Thaçi: Kjo është e rëndësishme, por ne nuk mund të mbetemi peng i së kaluarës sonë. Jam i bindur se tani është momenti i duhur për paqe.

Süddeutsche Zeitung: Pse tani?

Hashim Thaçi: Për herë të parë në Serbi ne kemi një bashkëbisedues, i cili është i gatshëm të ulet me ne dhe të diskutojmë të gjitha çështjet, duke përfshirë njohjen e Kosovës. Dhe pas shumë vitesh të neglizhencës, tani përsëri ka një vëmendje të madhe për ne në BE dhe SHBA. Nëse e humbasim atë tani, rrezikojmë të humbim dekada.

Süddeutsche Zeitung: Ka zëra se një marrëveshje mund të nënshkruhet në Uashington në qershor?

Hashim Thaçi: Janë përsëri spekulime mediatike, nuk ka asgjë të vërtetë. Por, unë dua të bëj gjithçka për të siguruar që një marrëveshje e tillë të bekohet në Shtëpinë e Bardhë.

Süddeutsche Zeitung: Në vitin 2019?

Hashim Thaçi: Pse jo.

Süddeutsche Zeitung: Vizioni juaj për Kosovën në 20 vjetët e ardhshme?

Hashim Thaçi: Anëtar i NATO-s dhe BE-së. Një rajon i tërë që jeton sipas standardeve evropiane. Me kufij të hapur. Gjërat për të cilat sot po debatojmë, do të duken qesharake.#HASHIM THAÇI#SÜDDEUTSCHE ZEITUNG

Lexo edhe:

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Meghan Markle zbulon pjesë nga rezidenca e saj luksoze, prej 29 milionë dollarësh në Kaliforni

Meghan Markle zbulon pjesë nga rezidenca e saj luksoze, prej 29 milionë dollarësh në Kaliforni

2 November, 2025
Hiqej si efektiv, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë. Sekuestrohen uniforma policie, grada dhe armë

Hiqej si efektiv, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë. Sekuestrohen uniforma policie, grada dhe armë

2 November, 2025
Barcelona mund Elchen dhe mbetet në ndjekje të Realit

Barcelona mund Elchen dhe mbetet në ndjekje të Realit

2 November, 2025
Haaland i pandalshëm, tregolësh i City-t kundër Bournemouth

Haaland i pandalshëm, tregolësh i City-t kundër Bournemouth

2 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result