Thaçi planifikon t’i nisë konsultimet me partitë për formimin e Qeverisë së re

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të fillojë konsultimet me liderët e të gjitha partive politike parlamentare pas zhvillimeve të djeshme në Kuvendin e Kosovës ku u rrëzuar Qeveria Kurti pas mocionit të LDK-së.

Thaçi ka thënë se në konsultim me liderët e të gjitha partive parlamentare do t’i shoh mundësitë e krijimit të qeverisë së re të stabilitetit, unitetit dhe gjithëpërfshirjes.

“Pas rënies së qeverisë, si president i vendit, pa humbur kohë do të filloj konsultimet me liderët e të gjitha partive parlamentare, për të shikuar mundësitë e krijimit të qeverisë së re të stabilitetit, unitetit dhe gjithëpërfshirjes. Në çdo hap timin, si president i vendit, do ta respektoj në plotni Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë një vizite në Batalionin e Mjekësisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Të mërkurën me mbështetjen e PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shtyrë përpara mocionin dhe ka rrëzuar Qeverinë e drejtuar nga lideri i VV-së, Albin Kurti.

Share This Article