Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është pritur sot në Samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, nga krerët e shtetit gjerman dhe francez, kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Emanuel Macron.
“Mikpritja gjermano-franceze. Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, nikoqirë të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Thaçi në Facebook ku ka publikuar edhe fotot e ceremonisë së pritjes./KosovaPress/