ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK 11 hours ago
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën 11 hours ago
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime 11 hours ago
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 17 hours ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 17 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Thaçi: Qeveritë shkojnë e vijnë, por raportet me SHBA-në nuk cenohen asnjëherë

albnews by albnews
22 September, 2019
in Kosova
0
Thaçi i shkruan Trumpit: Jam i gatshëm të bëjë kompromis për arritjen e një marrëveshje me Serbinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian nuk do të cenohen asnjëherë.

Në një deklaratë për “Zërin e Amerikës”, Thaçi ka thënë se pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit, Kosova duhet të formojë shpejt qeveri të re, që do të përballet me sfidat që e presin vendin.

“Por fillimisht do të jenë prioritetet e brendshme e pastaj do të diskutohet edhe për mundësinë e tejkalimit të të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut, që të mos jetë pengesë as Kosova e as Serbia”, ka thënë ai.

RelatedPosts

Rasti Vukashinoviq mbetet mister – avokati Niniq: Mafia e ka prangosur shtetin, prokuroria po hesht

Ankesa për Serbinë, kryenegociatori Bislimi: Nuk po pranojnë ndihmat për shqiptarët

Kosova ende në udhëkryq, mes partive mungon besimi

Bisedimet janë pezulluar që nga nëntori i vitit të kaluar kur Kosova u vuri taksë prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Serbisë ndaj shtetësisë së saj. Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e taksës.

Thaçi ka thënë se duhet një debat i brendshëm sa u përket taksave në të cilën duhet të përfshihen edhe partitë politike, qeveria, parlamenti dhe shoqëria e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar në vazhdimësi pezullimin e taksës, ndërsa Bashkimi Evropian heqjen e saj për të rihapur bisedimet me Serbinë, por qeveria në largim e Kosovës i ka rezistuar kësaj trysnie duke nxitur shqetësime për cenimin e marrëdhënieve me aleatët e saj.

“Qeveritë mund të vijnë dhe mund të shkojnë, por raportet tona me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian nuk do të cenohen asnjëherë”, ka thënë Thaçi.

Ai beson së emërimi i Mathew Palmerit si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor është mesazh i qartë se Shtetet e Bashkuara do të jenë aktive në rajon dhe në procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi. Palmer më herët gjatë javës deklaroi se SHBA-ja do një zgjidhje që të jetë në pronësi lokale, që të jetë e qëndrueshme dhe e pranueshme për të dyja palët.

Thaçi, në anën tjetër, ka deklaruar se vetëm marrëveshja për njohje-reciproke ka kuptim për popullin e Kosovës.

“Natyrisht se në kuadër të dialogut dhe negociatave që do të zhvillohen do të ketë opinione të ndryshme të cilat unë mendoj se në fund do të rezultojnë më një marrëveshje përfundimtare historike me njohje reciproke”, tha ai.

Ai po ashtu ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë në tryezën e bisedimeve mundësia e ndryshimit të kufijve, ide që ishin hedhur në verën e vitit të kaluar si mundësi për të arritur një marrëveshje ndërmjet palëve. Presidenti serb Aleksandër Vuçiq kishte theksuar se angazhohet për një vënie kufiri ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, që nënkupton ndarjen e Kosovës, ndërsa Thaçi kishte hedhur idenë për korrigjim kufiri që nënkupton sipas tij, bashkimin me Kosovën të Luginës së Preshevës.

“Kurrë nuk ka qenë në tryezë ndryshimi i kufijve. Integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm. Të gjithë ata që kanë folur për ndryshim të kufijve të Kosovës kanë prezantuar një mashtrim për opinionin publik me karakter elektoral. Territori i Kosovës është i paprekshëm. Por unë gjithmonë respektoj të drejtën e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që t’i bashkëngjiten Republikës së Kosovës, pa u cenuar asnjë centimetër i territorit të Kosovës. Të gjitha opinionet tjera janë gënjeshtra”, tha ai.

Thaçi i bëri këto komente  gjatë vizitës në Iowa ku vizitoi Gardën Kombëtare, Asamblenë e Përgjithshme të këtij shteti amerikan, takoi guvernatoren, Kim Reynolds si dhe studentet nga Kosova.

Vazhdimi i bisedimeve mund të pritet pas zgjedhjeve në Kosovë dhe diplomatët shpresojnë që kjo të ndodhë para se Serbia të hyjë në periudhën e zgjedhjeve që mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

13 November, 2025
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

13 November, 2025
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

13 November, 2025
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result