Thaçi sonte iu adresohet qytetarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do t’u drejtohet sonte qytetarëve të vendit me një fjalim nga zyra e tij.

Thaçi u drejtohet qytetarëve pasi Prokurori i Speciales publikoi aktakuzën kundër tij dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Ky fjalim i Thaçit ishte paralajmëruar të mbahej mbrëmë, por u shtye  për sot në ora 20:00, pa dhënë ndonjë detaj, raporton Indeksonline.

Në njoftimin e Zyrës së Presidencës nuk u dha ndonjë informacion shtesë lidhur me këtë fjalim, që do të jetë edhe deklarimi i parë i Thaçit, pas aktakuzës.

E lideri i PDK-së, Kadri Veseli mbajti një konferencë për media gjatë të mërkurës, ku tha se lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe se publikimi i kësaj aktakuze nuk ishte i bazuar ligjërisht.

Share This Article