Thaçi takon kryeministrin japonez, shprehen të kënaqur me afrimin mes dy vendeve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, në fillim të vizitës zyrtare në Japoni, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit Naruhito.

Thaçi dhe Abe në këtë takim kanë konfirmuar marrëdhëniet e mira bilaterale në mes dy vendeve.

Presidenti i Kosovës ndërkaq i ka shprehur ngushëllime kryeministrit Abe edhe për viktimat e tajfunit të fundit.

Ai është shprehur i kënaqur me avancimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.

“Hapja e Ambasadës së Japonisë në Prishtinë në fillim të vitit të ardhshëm dhe samiti i suksesshëm i bizneseve nga Kosova, Japonia e Austria në Vjenë, në fillim të këtij muaji, janë konfirmim i këtij avancimi”, ka thënë Thaçi.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, gjithashtu u shpreh i kënaqur me intensifikimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen në mes dy vendeve.

“Hapja e ambasadës sonë në Prishtinë, samiti i suksesshëm i bizneseve dhe Java e Kulturës Japoneze që do të mbahet muajin e ardhshëm janë konfirmim i afrimit tonë”, u shpreh edhe kryeministri Abe, bën me dije Presidenca përmes një komunikate për media.

Thaçi shtoi se Kosova e përkrah kryeministrin Abe në politikat rajonale dhe në mbylljen e çështjeve të hapura si kidnapimi i qytetareve japonezë nga Koreja Veriore.

Share This Article