Thaçi takon Ramën, thotë se biseduan për koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka njoftuar se është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se me Ramën kanë biseduar për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare.

“Gjatë qëndrimit në Tiranë takova edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin biseduam për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare, për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e shteteve dhe të qytetarëve tanë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama qe kritikuar pas pjesëmarrjes në Samitin për Mini-Schengenin Ballkanik, i cili u mbajt në Ohër. Të njëjtin Samit e ka bojkotuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për arsye siç kishte thënë ai se, Kosova qëllimisht ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative rajonale.

Share This Article