Thaçi udhëton në Japoni, thotë se vizita ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit bilateral

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se të dielën do të udhëtojë për një vizitë zyrtare disa ditore në Japoni.

Sipas njoftimit, Thaçi do të zhvillojë takime me krerët më të lartë shtetërore, për të shtyrë përpara agjendën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

“Gjatë kësaj vizite, ai do të pritet nga Lartmadhëria e tij, Perandori i Japonisë. Po ashtu, do të pritet edhe nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, me të cilin do të ketë edhe një drekë punë pas takimit bilateral”, thuhet në njoftim.

Sipas kumtesës për media, kjo vizitë e Thaçit në Japoni vjen tash kur dy vendet janë duke kremtuar 10 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike.

Vizita zyrtare ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit bilateral dhe zgjerimin e shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve tona.

Share This Article