Thaçi: Unë jam për korrigjim, jo për shkëmbim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sqaroi idenë e tij për korrigjimin e kufijve, duke pohuar se bashkimi i Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, është një korrigjim i padrejtësisë historike.

“Ideja është imja pas takimeve me liderët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Duke parë rrezikun ekzistencial në ato treva për banorët e tyre, vlerësoj edhe sot në mënyrë transparente që ato t’i bashkangjiten territorit të Republikës së Kosovës. Është një korrigjim i padrejtësisë historike, i njoh njerëzit dhe kauzën e tyre, prandaj e shoh të nevojshme këtë korrigjim pa cënuar asnjë cm të territorit të Republikës së Kosovës”, deklaroi Thaçi.

“Unë jam për korrigjim, jo për shkëmbim. Këtë ide e kam prezantuar në të gjitha forumet ndërkombëtare dhe do ta prezantoj edhe në Paris”, shtoi Presidenti i Kosovës./Top Channel/

Share This Article