Thaçi uron Shqipërinë për marrjen e presidencës së OSBE-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria mori sot zyrtarisht kryesimin e OSBE-së për vitin 2020.

Në një mesazh në Twitter, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Shqipërinë për këtë arritje.

Ai shkruan se mezi pret të bashkëpunojë me kryeministrin Rama për sfidat e përbashkëta dhe e përgëzon atë për listën gjithëpërfshirëse të përparësive.

“Urime Shqipërisë për marrjen e kryesisë së OSBE-se për vitin 2020. Ne shpresojmë që të punojmë me kryeministrin Edi Rama për të çuar përpara misionin tonë të përbashkët për forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. I lumtur për të parë një listë gjithëpërfshirëse të përparësive që i japin përparësi paqes dhe pajtimit”, shkruan Thaçi.

Share This Article