Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e konfirmoi të drejtën për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Përmes një shkrimi në Facebook, Thaçi ka thënë se kjo ishte fitorja më e madhe e Kosovës që hapi rrugën drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar e vulosi përjetësisht të drejtën tonë për vetëvendosje.
Ky vendim sipas presidentit ka trasuar rrugën për anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB.
Më 22 korrik të vitit 2010 GJND shpalli verdiktin se pavarësia e Kosovës është legjitime e se nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare.