Thaçi viziton Krushën e Madhe: Gratë e këtij fshati janë simbol i mbijetesës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar Krushën e Madhe. Aty ai ka kujtuar masakrën në të cilën u vranë 240 civilë të pafajshëm.

Ai tha se gratë e këtij fshati janë simbol mbijetese.

“Në Krushë të Madhe, aty ku forcat serbe vranë 240 civilë të pafajshëm në një prej masakrave më të mëdha. Gratë e Krushës janë simbol i mbijetesës dhe i forcës për t’u ringritur nga hiri i luftës, me humbje shumë të mëdha në njerëz, duke mos u dorëzuar asnjëherë për ndërtimin e jetës së re. HTH”, shkroi Thaçi në Facebook.

Ai ka publikuar fotografi nga takimi ku shihet një pjesë e punës së përditshme të këtyre grave.

Share This Article