Thaçi: Vuçiqi e di shumë mirë që nuk mund të lëvizë brenda Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Presidenti Vuçiq e di shumë mirë që nuk mund të lëviz brenda Kosovës, për çdo rast institucionet e Kosovës do të jenë të gatshme”, tha president i Kosovës, Hashim Thaçi i cili u pyet rreth deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili kishte urdhëruar ushtrinë që të qëndrojnë në gjendje gatishmërie, pas aksionit policor në veri të vendit.

Në një konferencë për media, presidenti Thaçi tha se aksioni i sotëm në veri është ndërmarrë për të luftuar të keqen dhe se përmes këtij aksioni janë arrestuar zyrtarë e qytetarë të nacionaliteteve të ndryshme, në mesin e tyre edhe një rus i infiltruar nën petkun institucional.

Në këtë konferencë ai foli dhe për bashkimin kombëtar, ku tha se ai është një ideal kahmotshëm i të gjithë shqiptarëve.

Share This Article