Legjenda e WWE, Hulk Hogan, 69 vjeç, është fotografuar me të dashurën e tij, 44-vjeçaren Sky Daily, teksa ka shkuar në ditëlindjen e mikut të tij, Rick Flair, në Florida.
Kjo dalje në publik e Hulk Hogan vjen rreth një muaj pasi miku tjetër i tij, Kurt Angle, u shpreh se ai kishte mbetur i paralizuar në pjesën e poshtme të trupit pas ndërhyrjes në shpinë.
“I kanë hequr nervat në pjesën e poshtme të trupit, kështu që nuk ndjen gjë në atë pjesë. Ecën me bastun. Mendoja se e përdorte bastunin se kishte dhembje në kurriz, por nuk ka dhembje fare. Nuk ndjen gjë”, tha Kurt Angle.
Megjithatë, 69-vjeçari dukej i rikuperuar nga operacioni i vështirë.