“The Charlie Kirk Show” vazhdon, Vance e drejton nga Shtëpia e Bardhë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Show must go on”… Zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance, ka njoftuar se do të prezantojë një episod të veçantë të “The Charlie Kirk Show” nga Shtëpia e Bardhë për t’i bërë homazh njeriut që ai e quajti “një mik të ngushtë dhe mentor”.

Episodi do të transmetohet më pak se një javë pas vrasjes së Kirk, e cila ndodhi gjatë një ndalese në turneun e tij në Universitetin Utah Valley.

“Problemi që kemi është tek e majta”. Kështu iu drejtua medias amerikane Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke u rikthyer te vrasja e aktivistit të krahut të djathtë, Charlie Kirk dhe duke konfirmuar se do të marrë pjesë në shërbimin përkujtimor të tij në Arizona të dielën e ardhshme.

Trump gjithashtu la të kuptohej se ai tashmë po përdor qeverinë për të hetuar kundërshtarët e tij politikë kur u pyet nëse do t’i hetonte ata pas vdekjes së Kirk.

“Shumë njerëz që tradicionalisht do të quheshin të majtë janë tashmë nën hetim”, u tha Trump gazetarëve.

Ndërkohë, autori i dyshuar i vrasjes së Kirk nuk po bashkëpunon me autoritetet dhe nuk ka konfirmuar se ka qenë ai pas armës. Këtë e bëri të ditur guvernatori i Utah, Spencer Cox. I dyshuari, Tyler Robinson, u arrestua 33 orë pas vrasjes së aktivistit politik të djathtë.

Guvernatori shtoi se njerëzit e afërt me Robinson kanë bashkëpunuar vazhdimisht me hetuesit, me një prej tyre edhe personi që thuhet të ketë qenë partner i tij. Gjithashtu konfirmoi se personi në fjalë është në një proces transformimi nga burrë në grua.

Ka dyshime se vrasja e Kirk është motivuar nga qëndrimet e tij politike dhe ato ndaj komunitetit trans. 

Share This Article