‘The Crown’ dhe komedia ‘Ted Lasso’, triumfuese në çmimet Emmy

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drama mbretërore “The Crown” dhe komedia “Ted Lasso” janë triumfuesit e çmimeve kryesore Emmy, një natë e dominuar nga shfaqjet e filmave, talentet britanike dhe trofe të fituara më së shumti nga gratë.

Drama që kthen në vëmendje dashurinë për shahun “The Queens Gambit” u vlerësua seria më e mirë.

Jason Sudeikis, ylli dhe bashkëkrijuesi i “Ted Lasso”, u vlerësua aktori më i mirë i komedisë.

Trofe pati edhe për britanikët Hannah Waddingham dhe Brett Goldstein, për rolet e tyre mbështetëse në filmin e një ekipi të futbollit anglez që luftoi dhe gjatë ditëve të errëta të pandemisë.

Michaela Coel fitoi çmimin për skenarin e dramës “I May Destroy You”.

Britanikja Jessica Hobbs u vlerësua për regjinë e filmit “The Crown”.

Shtatë nga 12 çmimet e aktrimit shkuan për britanikët, përfshirë Olivia Colman dhe Josh O’Connor për rolin e Mbretëreshës Elizabeth dhe trashëgimtarit të fronit Princi Charles në sezonin e katërt të “The Crown” që u përqendrua në martesën e Charles dhe Princeshës Diana.

Kate Winslet fitoi  trofeun e aktores kryesore për rolin e saj si një detektive në seritë  “Mare of Easttown”, ndërsa Ewan McGregor ishte një fitues surprizë për interpretimin e stilistit të modës tek “Halston”.

Share This Article