Revista “The Economist” ka komentuar zjarret e rëna në pyje në Turqi, të cilat kanë dhjetë ditë që vijojnë të digjen, duke shprehur vlerësimin se “Erdogani sa vjen e po shtypet më shumë nën peshën e krizave të njëpasnjëshme që janë duke tronditur vendin e tij. Bashkë me këto zjarre u bë hi edhe reputacioni i Presidentit Erdogan, i cili njihej si një drejtues i aftë për përballimin e krizave.”
Londra Merkezli haftalık The Economist dergisi, “Türkiye’nin ölümcül yangınları Erdoğan üzerindeki baskıyı artırıyor” başlıklı yazısıda, “Bir zamanlar çam ormanları ve zeytin ağaçlarıyla kaplı olan Türkiye’nin sahil cenneti, dumanlar dağıldığında küle dönmüştü” ifadelerini kullandı.
Revista “The Economist” me qendër në Londër, në artikullin e saj me titull “Flakët vrastare në Turqi po e shtojnë edhe më trysninë mbi Erdoganin”, është shprehur se “me shpërndarjen e tymit, u pa që parajsa bregdetare e Turqisë, e mbuluar me pyjet e pishave dhe ullishteve, ishte shndërruar e tëra në hi.”
ZJARRET U PËRHAPËN, NJERËZIT NGELËN TË PASHPRESË PËR SHUARJEN E TYRE
Sipas lajmit të botuar nga BBC në gjuhën turke; vëzhgimi i “The Economist”-it për flakët që kanë kapluar Turqinë ishte ky: “Flakët e zjarreve u ngjitën drejt majave, u përhapën, u zgjeruan dhe me ndikimin e erës, ato zbritën drejt bregut. Në disa vende, njerëzit, të pashpresë dhe me kova plastike në duar, zunë të rendnin drejt bregut të detit, për t’i mbushur me ujë, që t’ua hidhnin flakëve në afrim e sipër, për t’i shuar. Ndërsa të tjerët, për t’u shpëtuar flakëve, ose u larguan duke vrapuar, ose u hipën automjeteve të tyre, për t’ia mbathur së andejmi. Qielli u shndërrua i gjithi në gri, e mandej në një portokalli të përflakur.”
“QEVERIA U KAP E PAPËRGATITUR NGA KJO FATKEQËSI”
Në këtë shkrim, që e vë theksin pikërisht te kapja e papërgatitur e qeverisë dhe te nervozizmi i vendasve ndaj kësaj papërgjegjshmërie, vijohet me këto fjalë: “Trysninë filloi ta ndiejë edhe qeveria, e cila është kapur tërësisht e papërgatitur. Ndërkohë që kryetarët e bashkive lokale përgjërohen për ndihmë, ministritë përkatëse e pranuan se avionët e shuarjes së zjarreve nuk janë në gjendje pune dhe iu përgjigjën situatës me vonesë duke përdorur helikopterët. Kreu i institucionit përgjegjës për avionët, deklaroi se në kohën kur kriza ishte në kulmin e saj, ai kishte qenë në një dasëm. Si përfundim, Turqia mbeti e detyruar të pranonte gatishmërinë për ndihmë nga ana e Rusisë, Azerbaixhanit dhe vendeve të BE.”
“ERDOGANI PO SHTYPET SA VJEN E MË SHUMË, I GJENDUR NËN PESHËN E KRIZAVE TË NJËPASNJËSHME”
Kësaj here, fati nuk i shkëlqeu Erdoganit, liderit autoritar që konsiderohet nga mbështetësit e tij nëpër botë si një drejtues tejet i aftë për përballimin e krizave. Me sa duket, Erdogani po shtypet sa vjen e më shumë nën peshën e krizave të njëpasnjëshme që po godasin vendin e tij. Në 31 korrik, ai shkoi në Marmaris, vendi që u rrethua nga flakët në të gjitha anët. Eskorta e tij e madhe bllokoi tërë trafikun në çastet kur ai u ndal me autobus për t’u shpërndarë paketa çaji banorëve të zonës. Ditë më vonë, u dha fjalën se qeveria do t’i rindërtojë të gjitha pronat e dëmtuara nga zjarri dhe do të përmbushë detyrimet e qirasë për të gjithë ata që kanë mbetur pa banesë.”
“POPULLI ËSHTË I NERVOZUAR”
Vullnetarë dhe zjarrfikës nga të katër anët e vendit, u turrën drejt flakëve të zjarrin, si të ishin mjetet ujëhedhëse “TOMA”, që përdoren për shpërndarjen e protestuesve. Të kapluar nga ndjesia se qeveria i la në mëshirën e fatit, vendasit janë tejet të nervozuar ndaj saj. Autoriteti i medias në vend i fajësoi një sërë mediash në vend, se duke shpërndarë pamjet në kohë reale të flakëve kishin shkaktuar dhe nxitur “panik dhe shqetësim” në mesin e qytetarëve, duke shkuar deri edhe në kërcënime se ndaj tyre do të merren “masat më të rënda”.