Bota
The Economist: Largimi i Merkel dhe rrëmuja që po lë pas
Vetëm OTTO VON BISMARCK dhe Helmut Kohl kanë shërbyer më gjatë si kancelarë të Gjermanisë se sa Angela Merkel. Bismarck krijoi një perandori, më tej shpiku skemën e pensionit publik dhe më vonë atë të shëndetit publik. Kohl mbikqyri bashkimin e Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore ndërsa ra dakord që të zëvendësonte Deutschmark me Euron.
Arritjet e znj Merkel janë më modeste. Në 16 vjet si kancelare ajo ka manaxhuar një seri krizash nga ato ekonomike në ato të pandemisë. Aftësia e saj për të krijuar konsensus i ka shërbyer vendit të saj dhe Europës për të qendruar në kushte të favorshme në kohë jo aq të tilla. Megjithatë qeveria e saj ka neglizhuar shumë në politikat e saj kombëtare dhe ndërkombëtare edhe pse Gjermania ia ka hedhur edhe kështu, të paktën tani për tani. Gjithsesi shqetësimet po e gërryejnë atë. Ndërsa znj Merkel përgatitet të largohet nga posti i saj kur të krijohet qeveria e re pas zgjedhjeve që do të mbahen këtë fundjavë, admirimi për lidershipin e saj duhet të jetë i mbërthyer dhe me frustimin për vetëkënaqësinë që ajo ka ushqyer.
Lista e çështjeve të lëna pasdore është e gjatë. Gjermania duket si një makinë luksoze që bën zhurmë; hap kofanon e kësaj makina dhe shenjat e çështjeve të lëna pas dore janë të qarta. Sektori publik ka dështuar për të pasur investime të duhura, vendi është pas në zhvillimin e një infrastrukture të shëndetshme, veçanërisht në fushën e dixhitalizimit. Kjo pengon jo vetëm kompanitë e reja të teknologjisë por çdo komapni tjetër. Po kështu e kthen qeverisjen në më pak efektive, një problem që ka rritur edhe vështirësinë për të thërritur dhe emëruar staf të ri. Në vitin 2009, nën mbikqyrjen e znj Merkel, Gjermania i vendosi vetes një detyrim kushtetues që e kthente në jo-kushtetuese deficitin negativ. Me norma interesi kaq të ulëta, qeveritë sensitive do të dëshironin të merrnin më shumë hua për investimet e tyre, pa dashur që të bien në momentin e parë të dobësisë.
Problemi më kritik i Gjermanisë në fushën e brendshme është dështimi për të reformuar sistemin e pensioneve. Gjermanët po plaken më shpejt dhe plakja e moshës së viteve 70-80 disa vite më vonë do të vendosë një tjetër lak në buxhetin e Gjermanisë. Në lidhje me ndryshimet klimaterike, Gjermanisa ka qenë e squllët pasi ajo ende emeton karbon për kokë më shumë se sa ekonomitë e tjera të mëdha të BE, e gjitha kjo ndonëse znj. Merkel e mbylli industrinë nukleare në Gjermani pas ngjarjes katastrofale në Fukushima në vitin 2011.
Në Europë, influenca e Gjermanisë ka shumë rëndësi, ndaj hezitimi i znj Merkel për ta ushtruar pushtetin e saj është thjesht dëshpërues. BE nuk u angazhua mjaftueshmërisht me problemin e borxhit që ka pjesa e saj në jug. Vetëm gjatë pandemisë ajo krijoi një instrument financiar për të lejuar BE që të garantojë së bashku si entitet borxhin dhe për të shpërndarë disa para në formë grantesh apo keshi, më shumë se sa në formë huaje. Por, kjo skemë qe dezinjuar për të ndodhur vetëm një herë. Më keq akoma, rregulli “stabiliteti” që do të detyrojë vendet për t’u rikthyer pas në gjendjen e një diete fianciare (austeriteti) janë gati për t’u rikthyer në lojë, diçka që mund të zhbëhet vetëm nëse amendohet si rregull. Gjermania, si përherë zëri më i fortë në BE, duhet të kishte argumentuar më fortë për një përqasje më sensitive.
Në politikën e jashtme të BE, Gjermania mund dhe duhet të kishte bërë më shumë për të mundësuar disa rregullime të shpejta për një botë që është përherë e më pak e rehatshme dhe e qetë. Kina është një kundërshtar ekonomik dhe strategjik në rritje, Rusia është një kundërshtare e paparashikueshme dhe Amerika është e hutuar dhe e paqartë karshi aleatëve të saj. Prapë, Gjermania ka hezituar. Përtej rritjes së kohëve të fundit, ajo ka shpenzuar shumë pak në fushën e mbrojtjes. I ka komplikuar punët me Pekinin në shpresën se do të mund të përfitonte një marrëveshje më t ëmirë tregtare. I ka dhënë Putinit një mundësi të re për të kapur Europën përmes energjisë pasi ka mbështetur ndërtimin e Nord Stream 2 i cili kalon në zonën elektorale të znj Merkel. Ka dështuar me të tjerët, veçanërisht me presidentin Francez për të krijuar një oportunitet më shumë për Europën.
Cili nga kandidatët gjermanë do të mund të bëjë më shumë se sa Merkel? Sondazhet tregojnë se Gjermani është duke shkuar drejt një kuvendi më të rrëmujshëm ku asnjë parti apo madje as dy të tilla nuk do të kenë mazhorancën. Në fakt, ne mund të parashikojmë një farëlloj koalicioni me tre parti në tavolinë që nuk ndajnë të njëjtën qasje ideologjike si fjala vjen të gjelbërit e shpenzimeve të shumta dhe liberalët pro biznes, kjo do të vështirësonte dakordësinë për shumë gjëra.
Kjo është një tjetër simptomë e squllësisë së Merkelizmit. Gjermanët duket sikur kërkojnë një maturi dhe siguri pa dashur të diskutojnë për të ardhmen. Manaxhimi i krizave gjatë kësaj kohe duket se ka zëvendësuar iniciativën. Kandidatët nuk kanë asnjë iniciativë për të ndriçuar problemet e mëtejshme që prekin vendin. Rezultati ka qenë një fushatë substanciale për dekada me radhë; një fushatë e bazuar në kalin fitues por jo në temat fituese.
Mundësitë që do të dalin nga kjo fushatë janë dy. E para është një koalicion i udhëhequr nga partia e znj Merkel, pra Kristian Demokratët dhe partia simotër e Kristian Socialistëve në Bavari, drejtuar nga Armin Laschet. Ndërsa opsioni i dytë është partia e drejtuar nga Olaf Scholz e Social Demokratëve të SPD, që është aktualisht ministri i financave në qeverinë Merkel. Në të dy rastet, koalicioneve do t’i bashkangjitet partia e Gjelbër dhe ajo e Demokratëve të Lirë (Liberalëve pro biznes). The Economist do të shpresonte dhe preferonte që koalicioni fitues të drejtohej nga SPD dhe Scholz mundësisht në një aleancë në formën e ngjyrave të semaforit, e kuqja e SPD-e verdha e Liberalëve pro biznes-jeshilja e të Gjelbërve.
Kjo dëshirë vjen sepse CDU/CSU e ka bërë gropë qeverisjen. Gjashtëmbëdhjetë vite në pushtet janë shumë. Partia nuk ka më ide dhe nuk ka më drejtim, vendimet e saj për të zgjedhur në krye të saj një njeri që bën gafa dhe është shumë pak inspirues, si Laschet, e bëjnë edhe më të qartë këtë. Një peshë e lehtë ai ka drejtuar një fushatë të dobët dhe parashikohet që ta udhëheqë partinë në rezultatin më të dobët pas luftës së dytë botërore. Sondazhet tregojnë se Scholz preferohet më shumë se sa ai.
Lufta brenda të Majtës
A janë në rrugën e duhur? Ka plot arsye për të besuar se po, por edhe më shumë të tilla për të pasur frikë. Z. Scholz ka qenë një ministër i financave tejet efektiv. Gjermanët i besojnë atij. Ai është më mirë i vendosur se sa kandidati i CDU në sondazhe dhe do të punonte më mirë me të Gjelbërit në lidhje me ndryshimet klimaterike. Problemi është gjithsesi se ai i përket një minorance të konsiderueshme të të majtëve pro biznes në partinë e tij që është e mbushur me të majtë anti biznes. Ato mund të përpiqen që ta tërheqin atë në drejtimin e tyre dhe jo në atë të Demokratëve të Lirë (Liberalëve pro biznes) duke u distancuar më shumë nga sipërmarrjet.
Bota duhet të presë një diskutim mbi koalcionet që të zgjasë me muaj, duke goditur rëndë politikën europiane ndërsa ata vazhdojnë të merren me krijimin e koalicionit. Dhe në fund të gjithë kësaj, Gjermania mund të përfundojë me një qeveri që dështon të përmbushë nevojat. Pikërisht kjo është rrëmuja që lë pas znj Merkel.
©The Economist
Bota
10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës që po ndryshojnë botën
Viti 2025 ka sjellë një valë të re inovacionesh teknologjike që po ndryshojnë mënyrën si jetojmë, punojmë dhe ndërveprojmë me botën digjitale.
Revista prestigjioze TIME ka publikuar listën e saj vjetore “The Best Inventions of 2025”, ku përzgjodhi qindra produkte dhe teknologji me ndikim transformues.
Nga inteligjenca artificiale te robotika dhe pajisjet mjekësore të gjeneratës së re, këtu janë 10 shpikjet më të bujshme Hi-Tech të vitit.
1. Rabbit R1 – Asistenti portabël i gjeneratës së re

Një pajisje e vogël me IA të specializuar, që kryen detyra komplekse në emër të përdoruesit. Nuk ka nevojë për aplikacione – thjesht i kërkon dhe vepron në sekondë.
Burimi: TIME – Best Inventions 2025
2. Humane Ai Pin – Pajisja që zëvendëson telefonin

Një mini-kompjuter i veshshëm që projekton ndërfaqen në çdo sipërfaqe. Ai funksionon me komandë zanore dhe synon të reduktojë varësinë nga ekranet tradicionale.
Burimi: TIME
3. LIM X iRobot – Robot ndihmës për përdorim shtëpiak

Robot inteligjent për organizimin e shtëpisë, monitorim, pastrim të avancuar dhe ndihmë të personave me nevoja të veçanta.
Burimi: TIME
4. ProActiv Retract – Drón vetë-palosës për emergjenca
Një drón i ri që paloset automatikisht dhe nis fluturimin brenda sekondave, ideal për shpëtim në zona të vështira.
Burimi: TIME
5. NeuralSight 2.0 – Syze AR me IA të integruar
Syze të realitetit të shtuar që përkthejnë tekstin, identifikojnë objekte dhe projektojnë informacion në kohë reale.
Burimi: TIME
6. EcoCharge X – Bateri inteligjente që rikarikohet në 3 minuta
Një bateri ultratë shpejtë, e aftë të furnizojë pajisje shtëpiake dhe aparatura industriale.
Burimi: TIME
7. Medisync BioPatch – Sensor biometrik për diagnostikim të shpejtë

Një patch inteligjent që analizon parametrat shëndetësorë 24/7 dhe parashikon kriza shëndetësore përpara se ato të ndodhin.
Burimi: TIME
8. FoldCam Pro – Kamera e parë e palosshme 360°
Projeksione 3D, rezolucion ultra HD dhe kapacitet i avancuar stabilizimi – ideale për krijues përmbajtjesh.
Burimi: TIME
9. NanoClean Sphere – Pajisje nano-robotike për pastrim ajri

E përbërë nga mikro-robotë që neutralizojnë ndotësit në hapësira të mbyllura.
Burimi: TIME
10. AeroLink Urban – Drón personal për mobilitet urban
Një mjet fluturues i lehtë që synon të përdoret si “taksi ajrore personale” brenda qyteteve.
Bota
Presidenti i Kinës mban fjalimin e fundvitit: Në 2026-ën zotohem të bashkohemi me Tajvanin
Udhëheqësit botërorë kanë uruar qytetarët e shteteve të tyre për afrimine vitit të ri 2026, ndërkohë që të tjerë e shfrytëzojnë fjalimin e fundvitit për të dhënë mesazhe politike.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping në fjalimin për Vitin e Ri në Pekin, u shpreh se në 2026 do të bashkojë Kinën dhe Tajvanin.
Duke folur një ditë pas përfundimit të stërvitjeve intensive ushtarake kineze rreth Tajvanit, Xi tha: “Ribashkimi i atdheut tonë, një trend i kohërave, është i pandalshëm”.
Kina pretendon se Tajvani, një ishull që vetë qeveriset, është pjesë të territorit të saj dhe është zotuar prej kohësh ta aneksojë atë, duke përdorur forcën nëse është e nevojshme.
Bota
“Gjermania po plaket!”, Merz u drejtohet qytetarëve: 2026-a është një pikë kthese për kombin tonë
Viti 2026 mund të shënojë një pikë kthese për Gjermaninë dhe për gjithë Evropën. Kjo ishte perspektiva e paraqitur nga Kancelari Federal Gjerman, Friedrich Merz, në fjalimin e tij tradicional të fundvitit, ku theksoi rëndësinë e këtij viti për të ardhmen e vendit dhe të kontinentit.
“Mund të jetë një vit në të cilin Gjermania dhe Evropa do të rimarrin në dorë paqen, lirinë dhe prosperitetin me forcë të përtërirë”, u shpreh Merz gjatë fjalimit.
Kancelari kujtoi një sërë reformash të ndërmarra nga qeveria e tij, duke përfshirë ndryshimet në shërbimin ushtarak, luftën kundër emigracionit të paligjshëm, uljen e burokracisë si dhe heqjen e të ardhurave bazë, të cilat janë zëvendësuar me sistemin e sigurimit bazë.
Duke iu referuar sfidave demografike, Merz theksoi se shoqëria gjermane po plaket dhe se brezi i “baby boomers” po i afrohet moshës së pensionit. Sipas tij, viti i ardhshëm do të jetë thelbësor për krijimin e një ekuilibri të ri në sistemet e sigurimeve shoqërore, që të përmbushë në mënyrë të drejtë nevojat e të gjitha brezave.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos udhëhiqen nga frika apo dekurajimi, por nga besimi dhe bindja se Gjermania ka aftësinë për të përballuar edhe sfidat më të mëdha.
Në fund, Merz kërkoi sërish durim nga qytetarët, duke pranuar se reformat nuk kanë dhënë ende rezultatet e dëshiruara. “Nuk është e mjaftueshme, por qeveria federale ka filluar punën e saj dhe jam i bindur se përfitimet do të vijnë, edhe pse do të kërkojnë kohë”, deklaroi ai.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Albania5 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
UK1 day agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
