Ballkani po përballet me një krizë të uljes dhe plakjes së popullsisë që nëse nuk ndalet në këto vende do të mbeten edhe më pak njerëz.
Shkrimi i Tim Judah në “The Economist” tregon tre faktorët: Largimi në vendet e zhvilluara, ulja e lindjeve dhe vdekjet.
Problemet e shumta të rajonit i shtyjnë njerëzit e rinj, të talentuar të largohen. Por ato nuk do të arrijnë të kapin pjesën tjetër të Evropës pa njerëz të rinj, të talentuar, që do të gjeneronin prosperitet. Në të gjithë Ballkanin, popullsitë po zvogëlohen dhe plaken, dhe nëse situata nuk ndryshon edhe më shumë do të largohen”, shkruhet në artikull.
Në grafikun e paraqitur nga The Economist, për Shqipërinë parashikohet që popullsia do të reduktohet me 26% deri në vitin 2050, në krahasim me vitin 1989. Kjo është tkurrja më e madhe në Ballkan, me përjashtim të Bosnjës (-37%)-. Sipas grafikut, reduktimin më të ulët do e ketë Mali i Zi, me 3% dhe Kosova, me 11% (shih grafikun në fund).