• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
The Economist: Pse BE-ja po bëhet më shumë si dramat e Chekhov-it

The Economist: Pse BE-ja po bëhet më shumë si dramat e Chekhov-it

by albnews
29 July, 2020
in Bota
0
1
VIEWS

“Nëse gjatë aktit të parë ju keni varur një pistoletë në mur, atëherë në aktin e radhës duhet të shtini me të.” Rregulli i Anton Chehkov në të shkruar është një rregull i mirë. Autori rus do të ishte dëshpëruar me Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian. Në 154 faqet e versionit të saj të konsoliduar, është paksa e gjatë. Ajo është e paplotë. Më e rëndësishmja, është e mbushur me armë tëpapërdorur. Armët e fuqishme kanë mbledhur pluhur në kabinetin ligjor të BE-së. Neni 222 detyron të gjitha shtetet e BE-së që të bëhen bashkë dhe të ndihmojnë nëse një kriza e një kapitali kombëtar i shkakton këtë gjë, gjë që askush nuk e ka bërë. Kryeqytetet mund të padisin njëri-tjetrin në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, megjithëse askush nuk e ka bërë atë siç duhet. Edhe projekti për një ushtri të BE-së është aty, nëse anëtarët e dëshirojnë realizimin e saj , gjë që deri tani nuk është bërë.

Megjithatë, tani zyrtarët evropianë po e hedhin vëmendjen e tyre drejt armëve dhe mjeteve ligjore. Deri më tani, rregullat e papërdorura, të anashkaluara ose ri-interpretuara ofrojnë bazën ligjore për përpjekjet të reja për integrimin e bllokut në mënyra të paimagjinueshme disa muaj më parë. Rregulla të tilla u përdorën për të lejuar BE të lëshonte 750 miliardë euro borxh kolektiv dhe pastaj t’ia dorëzonte shteteve anëtare, me mbi gjysmën e asaj shume 390bn € — në formën e granteve të cilat nuk do të paguheshin më pas. Në pamje të parë, ky plan bie në kundërshtim me parimin e qartë se BE nuk është përgjegjëse për borxhet e qeverive të shteteve të saj anëtare. Në vend të kësaj, zyrtarët drejtuan një artikull të paqartë që deklaronte se BE-ja ka të drejtë të “sigurojë vetë mjetet e nevojshme për të arritur objektivat e saj dhe të zbatojë politikat e saj”. Është një themel për krijimin e një deficiti de fakto federal, i cili ndoshta është hapi më i madh kushtetues i BE-së që nga krijimi i euros.

Dicka e ngjashme po ndodh edhe me fuqinë e shteteve të BE-së për të vënë veton ndaj legjislacionit që nuk i përshtatet interesave të tyre. Sot, çdo qeveri kombëtare mund të bllokojë një politikë tatimore të BE-së. Tani Komisioni Evropian po mendon një skemë që do të anashkalonte kundërshtimet individuale, nëse politika tatimore e një vendi shtrembëron tregun e përbashkët – një pjesë e deri më tani e papërdorur e Traktatit. Kërcënimi është i qartë: nëse skema e taksave të një vendi është aq bujar sa dëmton tregun, BE-ja ka të drejtën të mohojë ligjshmërine e saj. Është e njëjta histori kur bëhet fjalë për politikën e jashtme dhe mjedisore, ku në momentin që një ose dy shtete zvarrisin iniciativën dhe vënë në rrezik plane ambicioze. Në të dy fushat, zyrtarët po shqyrtojnë mënyrat për të siguruar që një shumicë e qeverive mund të bëjë propozime, edhe nëse një pakicë kundërshton. “Do të ishte më mirë të vendosej për një qëndrim të fortë të Unionit, nga shumica, se sa e një qëndrim i dobët , e i vendosur në mënyrë unanime, argumentoi Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së, në një intervistë të fundit.

Integrimi me anë të një vendimmmarje jo tradcionale është në modë. Rishikimi tërësor i traktateve të BE-së, i bën diplomatët të nuhatshëm. Ndryshimi i rendit juridik të unionit do të kërkonte një valë referendumesh në të gjithë Evropën, të cilat kanë tendencë të mos mbarojnë ashtu si duhet për BE-në. Për Bashkimin Europian që rishkrujti dokumentat e tij të rregullave kushtetuese disa herë mes viteve 1990 dhe 2000, ky është një problem, veçanërisht pasi ajo dokumenti aktual – Traktati i Lisbonës – po bën shumë vite tashmë që nga miratimi. Që kur ajo hyri në fuqi në vitin 2009, kemi patur një krizë ekonomike, krizë migracioni, dhe një shtet anëtar është larguar nga Unioni. Në vend që ta shfuqizojnë atë document dhe t’ia fillojnë nga e para, zyrtarët e BE-së janë duke ndjekur këshillat e Chehkov dhe duke përdorur mjetet ligjore, mbi përdorimin e të cilave ata po gënjejnë që tani.

Strategjia ka qenë e suksesshme diku tjetër. Amerika jep analogjinë më të afërt. Përgjatë shekujve XIX dhe XX, e drejta e qeverisë federale për të rregulluar tregtinë “me Kombet e huaja, dhe në mesin e disa shteteve, dhe me Fiset Indiane” u përdor për të rritur fuqinë në nivelin kombëtar. SHBA rregulloi me ligji gjithçka nga rregullimi i transportit ujor deri te të drejtat civile. Në BE, tregu i përbashkët luan një rol të ngjashëm me “klauzolën e tregtisë” të kushtetutës amerikane, duke u dhënë institucioneve të BE të drejtën për të vepruar në pothuajse çdo fushë që ju pëlqen, nën petkun e mbrojtjes së rregullave të tregtisë së unionit. Tregu i vetëm tërheq anëtarët e BE-së më pranë, pavarësisht nëse ata e vlerësojnë atë apo jo.

Traktat bishtnues

Megjithatë, integrimi në fshehtësi ka të metat e tij. Mund t`i pështjellojë qytetarët. Gjatë krizës së eurozonës, votuesit gjermanë dhe holandezë – dhe të tjerët në të gjithë Evropën veriore – u habitën kur klauzolat në traktatet e BE-së që gjoja ndalonin ndihmën ndaj shteteve në prag falimentimi, ishin të pavlera. Skema financiare e covid-19 € 750bn justifikohet si një masë e jashtëzakonshme, e përkohshme. Megjithatë, skemat e përkohshme mund të bëhen të përhershme, siç mund të shohë kushdo që ka vizituar Kullën Eifel. Taktikat e tilla nuk janë të provuara se kanë patur sukses në mënyrë ligjore. Ndërsa Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka qenë një motor i integrimit, ajo ka pak aftësi për të goditur Komisionin, nëse tregon shumë logjike juridike. Përpjekjet ngaK omisioni për të përdorur rregullat e ndihmës shtetërore – të cilat ndalojnë subvencione të padrejta për biznesin vendor – për të goditur regjimet e taksave të ulëta të vendeve si Irlanda dhe Hollanda, janë hedhur poshtë. Armët ndonnjëherë nuk funksionojnë dhe të kthehen mbrapsht.

Kufizimi i së drejtës së shteteve anëtare për të vendosur veto ndaj planeve që i përfshijnë ato, mund të shpejtojë integrimin. Efikasiteti, megjithatë, vjen me një kosto. Unanimiteti është një proces i shëmtuar, sic mund të dëshmojnë ata që u ulën në takimin pesë-ditor të BE-së për fondin e tij të rimëkëmbjes, por ajo prodhon pëlqimin e të gjithëve. Edhe pse të gjithë, nga Gjermania e fuqishme deri në Maltën e vogël duhet të bëjnë sakrifica, askush nuk është i detyruar të kapitullojë plotësisht. Përdorimi i shtuar i shumicës së kualifikuar çon në një BE më shtrënguese, argumenton Hans Kundnani nga Chatham House, një think tank: vendet që kundërshtojnë me zell një politikë janë të detyruar ta ndjekin atë. Gjatë krizës së migracionit, BE-ja shtyu kuotat e refugjatëve me shumicë të kualifikuar votash. Megjithëse brenda rregullave, krijoi nëj debat të vështirë. Përdorimi i mjeteve të ngjashme për tema të tilla si politika e jashtme ose tatimi mund të çojë në reagimin e shumëkujt. Përdorimi i këtyrë mjeteve mund ta bajnë BE-në më efektive, por jo domosdoshmërisht më të lumtur për vendet anëtare. Kur përdorni një armë, duhet të keni kujdes kujt ia shënjestroni.

Perktheu Lapsi.al

Previous Post

Vetëvendosje Tiranë: Ndryshimet kushtetuese për sistemin zgjedhor e deformojnë vullnetin e qytetarëve

Next Post

Pesë të vdekur dhe 188 rast të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

albnews

albnews

Related Posts

17 anëtarë të familjes El Chapo dorëzohen tek autoritetet amerikane
Bota

17 anëtarë të familjes El Chapo dorëzohen tek autoritetet amerikane

13 May, 2025
SHBA-ja heq mbrojtjen e përkohshme për mijëra afganë
Bota

SHBA-ja heq mbrojtjen e përkohshme për mijëra afganë

13 May, 2025
Gjermania arreston 4 udhëheqës të grupit ekstremit të djathtë “Mbretëria e Gjermanisë”
Bota

Gjermania arreston 4 udhëheqës të grupit ekstremit të djathtë “Mbretëria e Gjermanisë”

13 May, 2025
Next Post
Pesë të vdekur dhe 188 rast të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Pesë të vdekur dhe 188 rast të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

13 May, 2025
Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 May, 2025
PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

13 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4693 shares
    Share 1877 Tweet 1173
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2390 shares
    Share 956 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1868 shares
    Share 747 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1695 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM