“The Guardian” liston Shqipërinë mes 10 shteteve ku mund të kaloni pushime me shpirt aventurier, ja zona që sugjeron

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prestigjozia “The Guardian”, ndër aktivitetet europiane që nxisin shpirtin e aventurës, rendit edhe sportin e kalërimit në Shqipëri, si një përvojë unike gjatë së cilës mund të përshkosh kodra, të zbulosh fshatra mesdhetarë e rrënoja bizantine si dhe të njohësh mikpritjen e vendasve.

Edhe kreu i ekzekutivit, Edi Rama, e ka ndarë në Facebook këtë link, ku mes të tjerash shkruhet:

Në udhëtimin e Shtigjeve të Lashta Malore në Shqipëri, kalorësit eksplorojnë kodrat, luginat dhe pyjet, fshatrat mesjetare, kështjellat e rrënuara dhe manastiret bizantine.

Udhëtimi fillon dhe përfundon në qytetin e Gjirokastrës të listuar në Unesco dhe netët kalohen në shtëpi, duke gatuar dhe ngrënë me familjet vendase.

Share This Article