ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ukraina thotë se është arritur ‘mirëkuptim’ me SHBA-në për planin e paqes, ndërsa Trump thotë se i dërguari i tij do të takohet me Putinin 4 hours ago
Mohimet e racizmit nga Farage janë të pandershme, thotë ish-shoku i klasës 4 hours ago
Personat mbi 21 vjeç do të marrin 12.71 paund në orë, ndërsa paga minimale rritet 4 hours ago
“The Sun”: E veja e një gangsteri, sot avokate mes miliarderëve. Si i shpëtoi shqiptarja bandave 4 hours ago
Tokio bie nga ‘froni’, ky është qyteti më i populluar i botës 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

The Guardian: Përgjigjja ndaj “teorisë së të çmendurit” që po aplikon Putin

albnews by albnews
30 April, 2022
in Bota
0
The Guardian: Përgjigjja ndaj “teorisë së të çmendurit” që po aplikon Putin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Teksa lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj po dobësojnë ushtrinë e Rusisë, Vladimir Putin ka rinisur kërcënimet me armë bërthamore. Putin dëshiron të frikësojë kundërshtarët, por strategjia e tij duket se po dështon. Në vend që aleatët e Ukrainës të tërhiqen, ata po rrisin mbështetjen e tyre. Kongresi amerikan miratoi këtë javë 11 miliardë dollarë armë për Ukrainën, 3 herë më shumë se ndihma totale ushtarake që Uashingtoni ka dhënë deri më tani.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, kishte të drejtë që i quajti “komente të kota” fjalët e Putin për armët bërthamore. Është e paimagjinueshme që gabimet apo llogaritjet e gabuara t’a çojnë botën në buzë të humnerës bërthamore.

RelatedPosts

Ukraina thotë se është arritur ‘mirëkuptim’ me SHBA-në për planin e paqes, ndërsa Trump thotë se i dërguari i tij do të takohet me Putinin

Tokio bie nga ‘froni’, ky është qyteti më i populluar i botës

Harxhoi lekët e burrit në kumar dhe shkoi të grabiste vjehrrën, si nusja m*sakroi të moshuarën brenda banesës: Më njohu

Megjithatë duket se bota po shkon drejt saj.

Kur kriza kubane e raketave zgjati 13 ditë, lufta e Rusisë është tashmë në muajin e tretë. Pa një fund të qartë në horizont, betejat më vdekjeprurëse duken të pashmangshme, duke rritur shanset për gabime.
Putin mund të përdorë retorikën bërthamore për të dhënë pamjen e paqëndrueshmërisë. Lufta e tij është e paligjshme dhe e pamoralshme. Arsyetimi i tij për fillimin e pushtimit ishte makabër dhe qesharak.

Megjithatë, ky mund të jetë një akt. Presidenti rus mund të përpiqet të mbështesë diplomacinë shtrënguese me “teorinë e të çmendurit” të kërcënimit me forcën e tepruar, e cila përfshin spektrin e armëve bërthamore.

Sado e pakëndshme të duket kjo, një Putin racional, me 2000 raketa bërthamore është më i preferueshëm se sa një irracional.

Përqendrimi i një fuqie të tillë në duart e një njeriu duhet ta bëjë botën të shqetësohet. Rusia ka pak mekanizma për të parandaluar Putin të përdorë armët bërthamore nëse ai vendos se nuk ka asgjë për të humbur.

Në Guardian muajin e kaluar, Christopher S Chivvis shkroi se në skenarët e lojërave luftarake që ai kishte marrë pjesë, ngrinin pyetjen se çfarë do të ndodhte nëse Rusia godiste Ukrainën me armë bërthamore.

Mënyra e vetme e de-përshkallëzimit të situatës ishte që “linjat politike dhe linjat e komunikimit midis Moskës dhe Uashingtonit duhet të mbeteshin të hapura. Në të kundërt bota do shkonte drejt shkatërrimit.”

Kjo është arsyeja pse presidenti amerikan ka qenë i kujdesshëm për të mos i dhënë Rusisë një arsye për luftë bërthamore. Biden e bëri të qartë se SHBA nuk do të vendosë çizme ushtarësh në tokë të huaj, nuk do të krijojë një zonë ndalim-fluturimi dhe nuk do të kryejë teste të raketave balistike ndërkontinentale.

Ajo që Biden ka treguar është se teknologjitë konvencionale antitank dhe anti-ajrore kanë arritur një nivel të ri aftësish duke bërë forcat tokësore pushtuese konvencionale të duken të vjetruara. Biden ka qenë më mendjemprehtë se sa disa demokratë ose edhe frymëzuesit e tyre ideologjikë që gjenden edhe në qeverinë e Boris Johnson.

Përballë pengesave të kushtueshme ushtarake, Putin e ka rifokusuar vëmendjen në lindje dhe jug të Ukrainës. Duket se lufta mund të përkeqësohet para se të përmirësohet.

Edhe strategjia e Kievit me mjete relativisht të kufizuara ka funksionuar, megjithëse Rusia ka goditur civilët pa dallim. Ukrainasit kanë çdo të drejtë të përcaktojnë qëllimet e tyre të luftës. Këtë po bëjnë edhe aleatët e tyre në NATO.

Një nga qëllimet e tyre është të mos rrisin shanset që lufta të bëhet një konflikt potencialisht bërthamor. Ndaj liderët perëndimorë duhet t’i refuzojnë kërkesat provokuese dhe përshkallëzuese. Asgjë tjetër nuk mund të ishte më e rrezikshme. ©Marrë nga The Guardian, përshtati në shqip LAPSI.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ukraina thotë se është arritur ‘mirëkuptim’ me SHBA-në për planin e paqes, ndërsa Trump thotë se i dërguari i tij do të takohet me Putinin

Ukraina thotë se është arritur ‘mirëkuptim’ me SHBA-në për planin e paqes, ndërsa Trump thotë se i dërguari i tij do të takohet me Putinin

25 November, 2025
Mohimet e racizmit nga Farage janë të pandershme, thotë ish-shoku i klasës

Mohimet e racizmit nga Farage janë të pandershme, thotë ish-shoku i klasës

25 November, 2025
Personat mbi 21 vjeç do të marrin 12.71 paund në orë, ndërsa paga minimale rritet

Personat mbi 21 vjeç do të marrin 12.71 paund në orë, ndërsa paga minimale rritet

25 November, 2025
“The Sun”: E veja e një gangsteri, sot avokate mes miliarderëve. Si i shpëtoi shqiptarja bandave

“The Sun”: E veja e një gangsteri, sot avokate mes miliarderëve. Si i shpëtoi shqiptarja bandave

25 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result