ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos 3 hours ago
Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne 3 hours ago
Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB 3 hours ago
Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh 3 hours ago
Manchester United, Amorim: As Papa nuk do të më ndryshonte idetë 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“The Guardian” shkruan për ringjalljen e verës shqiptare

albnews by albnews
28 September, 2019
in Albania
0
“The Guardian” shkruan për ringjalljen e verës shqiptare
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Industria e verës, edhe në Shqipëri, ka probleme me imazhin. Megjithatë, një brez i ri prodhuesish vere po kërkojnë thellë në depozitat e tyre të rrushit duke na treguar rezultate mbresëlënëse, shkruan gazeta prestigjioze britanike ”The Guardian”.

”Vendi i vetëm në botë ku mund të pini një gotë të ftohtë ‘Ceruja’ është tek ferma Uka, një vreshtari dhe restorant biodinamik në afërsi të aeroportit të Tiranës. Afër liqenit të Ulëzës, në veri të Shqipërisë, vreshtat e pazakonta të rrushit kacavirren manave dhe vilen vetëm njëherë në disa vite”, thuhet në artikullin e Guardianit, përcjell ATSH.

Shqipëria mund të mos jetë e njohur për verën, por kjo gjë po ndryshon dalëngadalë, pasi prodhues vere si Flori Uka, i cili ka blerë të gjithë sasinë e vjelë të rrushit ‘Ceruja’, filluan të bënin emër në këtë industri. Vendi i pozicionuar pranë detit Adriatik, ishte i pothuajse tërësisht i paarritshëm për të huajt deri ne vitin 1991 dhe kooperativat e detyruara nga shteti (që nga viti 1950) prodhonin vetëm dy lloje verërash, te kuqe dhe të bardhë. Ditët e sotme, vendi po sheh rilindje të vreshtave të shumtë në 30 punishte të verës.

RelatedPosts

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

Konsumuan karamele me kanabis, ja si paraqitet gjendja e 3 motrave të mitura në Korçë

“Padi dhe akuza”, gazeta gjermane ‘skanon’ “Air Albania-n”: Po shkon drejt falimentimit

Nën hijen e kështjellës së Beratit, të ngjashme me atë të Disney-it dhe e mbrojtur nga UNESCO, Muharrem Çobo, që nga viti 1994, po rrit rrush të rrallë shqiptar. Paraardhësit e Çobos, pavarësisht se ishin prodhues të vjetër të verës, gjatë periudhës së komunizmit e kishin të ndaluar të prodhonin verë. Ai po fiton kohën e humbur duke eksperimentuar me disa “mikro-fermentime” prej 100 shishesh çdo vit.

Nga një vresht i vetëm, Çobo ka rilindur një tjetër lloj rrushi kacavjerrës, të quajtur Puls i Bardhë. Ka shijen e fortë të agrumeve dhe aromën e zjarrit që kombinohet me ullinjtë e Beratit, të cilët ai i shërben gjatë degustimeve të verës në qilar. Pas marrjes së mostrës së rozesë së tij të gazuar 12 ditëshe, hapim një shishe ”Shendeverë”, me një shije shpërthyese të fermetuar si shampanja, që është më e mirë se çdo gjë që kam provuar.

Megjithatë këtu ende ekziston problemi i markës.

Flori Uka thotë: “Kur kam prezantuar verën e fermës Uka në restorantet e qytetit më thonin ‘aa, është prodhim shqiptar, do të paguajmë vetëm 2 euro për shishe’. Çdo vit Shqipëria prodhon vetëm një milion shishe verë në një vend me tre milionë banorë, teksa importojmë 50 milionë euro verë italiane”.

Por, me këtë brez të ri prodhuesish vere, kjo situatë nuk do të vazhdojë gjatë”, përfundon ”The Guardian”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos

Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos

20 September, 2025
Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne

Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne

20 September, 2025
Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB

Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB

20 September, 2025
Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh

Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result