Parashikim i radhës nga “Simpsons” nuk ishte qesharak.
U tha se ata parashikuan rezultatet e ‘Superbowl’ midis ngjarjeve të tjera të çuditshme, por “The Simpsons” së fundmi është vlerësuar në mediat sociale për parashikimin e diçkaje jo aq humoristike: pushtimin rus të Ukrainës.
Pas ngjarjes tragjike, përdoruesit e Twitter e analoguan konfliktin me një episod të vitit 1998 në serialin profetik të quajtur “Simpson Tide”.
Në të, Homeri qëllon aksidentalisht një kapiten nëndetëse në ujërat ruse gjatë një stërvitjeje ushtarake, duke bërë që një Bashkimi Sovjetik i saporingjallur të vendosë trupa dhe tanke në rrugë dhe të ringjallë menjëherë Murin e Berlinit.
Paralelet shqetësuese u konfirmuan nga prezantuesi i “Simpsons”, Al Jean, i cili shkroi në Twitter: “Shumë e trishtueshme të thuash se kjo nuk ishte e vështirë të parashikohej”, shkruan NewYorkPost.
“E urrej ta them, por unë kam lindur në vitin 1961, kështu që 30 vjet të jetës sime i kam jetuar me fantazmën e Bashkimit Sovjetik”, tha Jean në një intervistë me Hollywood Reporter.
“Pra, për mua, fatkeqësisht kjo është më shumë normë sesa parashikim. Thjesht menduam se gjërat do të shkonin keq. Agresioni historik nuk zhduket kurrë dhe duhet të jesh super vigjilent. Në vitin 1998, kur u transmetua ky klip, ishte ndoshta zeniti i marrëdhënieve SHBA-Rusi”, tha tutje ai.
“Por, që kur presidenti rus Vladimir Putin hyri, pothuajse të gjithë e kanë bërë të qartë se ai është një djalë i keq dhe gjëra të këqija do të ndodhin”, shtoi tutje Jean.
Në zhvillimin më të fundit, forcat ruse morën të enjten (24 shkurt) termocentralin bërthamor të Çernobilit pas një lufte të shkurtër, por të ashpër me trupat ukrainase, njoftuan zyrtarët qeveritarë.
Ndërkohë, kur po vazhdojnë luftimet dhe situata tensionuese, tashmë janë konfirmuar një numër i madh i të vrarëve dhe të plagosurve.