The Sun raporton për tifozin special të Liverpoolit nga Kosova – 17 vite pa i prerë flokët

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediumi britanik The Sun i ka kushtuar një artikull të veçantë Ukë Krasniqit, tifozit të Liverpoolit nga Kosova.

Tifozi shqiptar njihet si një përkrahës i flaktë i The Reds, e që jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Angli ka arritur të njihet për një sakrificë të madhe për skuadrën e tij të zemrës.

The Sun ka marrë në intervistë Krasniqin, që nuk i ka prerë flokët e tij që 17 vite, duke dhënë premtimin se nuk do t’i presë ato, derisa Liverpooli të shpallet kampion.

“Ne ishim shumë afër titullit dhe nën urdhrat e Jurgen Kloppit po bëni mirë. Por, sërish ishte Manchester City, një skuadër fantastike, me një trajner të mrekullueshëm po ashtu, ishte e vështirë të fitonim titullin”, ka thënë ai për mediumin britanik.

“I kujtoj Ligën e Kampionëve, FA Cup dhe të gjithë trofetë e tjerë, por edhe pse me pandeminë, më në fund do të fitojmë atë”.

“Kam pritur shumë gjatë për këtë moment dhe e kam thënë se sa gjatë të jetë edhe pse kam pasur disa momente zhgënjyese, por më në fund jemi aty”, ka shtuar më tej Ukë Krasniqi.

Chelsea e mposhti Manchester Cityn 2-1 të enjten e kësaj jave, duke i mundësuar Liverpoolit që shtatë xhiro më herët të fitojë titullin e 19-të në histori të tyre.

Share This Article