The Sun shkruan për shqiptarin: Vrau gruan dhe s’mund të kthehet në Shqipëri nga frika e hakmarrjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qindra emigrantë kanë hyrë në rrugë ilegale në Britani, shkruan media britanike. “The Sun” shkruan se mes emigrantëve që kanë hyrë me gomone ka abuzues, vrasës si edhe përdhunues. Shumë prej tyre kanë hyrë në Britani me gomone ndërsa disa prej tyre janë futur edhe në rrugë ilegale.

Një rast i paprecedent shkruan The Sun është ai i një shqiptari që kishte vrarë gruan e tij dhe se nuk mund të kthehej në shtëpi pasi kishte frikë se familja e viktimës do ta ndjekë dhe do ta vrasë.

Tashmë ai lufton për të marrë azil në Britani.

Gjithashtu bëhet me dije se rreth 1 mijë emigrantë me precedentë të rëndë kriminale, kanë hyrë në Britani me gomone.

Më herët sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman ka autorizuar monitorimin e vazhdueshëm të individëve me rrezik të lartë me qëllim për t’i kthyer.

Share This Article