The Sun: Tirana mes 10 qyteteve të preferuara nga britanikët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tirana renditet e dyta në destinacionet më të kërkuara vitin e kaluar në faqen “Airbnb” që i kushtohet prenotimit të apartamenteve nëpërmjet internetit, shkruan e përditshmja britanike “The Sun”.

“Mbipopullimi dhe rënia e paundit ka bërë që t’i ikë shkëlqimi disa prej qyteteve kryesore të Europës si destinacione turistike këtë vit”, shkruan “The Sun”.

Megjithatë një gjeneratë e re qytetesh pak të njohura po zënë kreun e klasifikimit.

“Airbnb” ka listuar 10 qytetet, gati të panjohura, që kanë regjistruar numrin më të lartë të prenotimeve në 12 muajt e fundit.

Lviv, në perëndim të Ukrainës ka shënuar rritjen më të lartë në prenotime vitin e kaluar.

Në vend të dytë renditet kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, e ndjekur nga Katovica (Poloni), Koshice (Sllovaki), Kaunas (Lituani), Antalia (Turqi), Bari (Itali) dhe Alkmar (Holandë).

Moska dhe Lisbona, të vetmet qytete të njohura si destinacione turistike në këtë listë, mbyllin dhjetëshen kryesore.

Share This Article