‘The Times’: Shqipëria, destinacioni ku do të dëshironi të shkoni këtë verë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Shqipëria është vendi i jashtëzakonshëm ku do të dëshironi të shkoni këtë verë.”

Me këtë titull e përditshmja britanike josh lexuesit të mësojnë më shumë për vendin tonë. Autori, i cili ka bërë një tur me biçikletë në Shqipëri, tregon përvojën e kaluar në shumë zona të vendit, të cilën e konsideron të jashtëzakonshme.

Turi tetë-ditor me guidë në qytetet, peizazhet dhe vendet antike më magjepsëse të Shqipërisë fillon për gazetarin Paul Bloomfield  me Tiranën. Në Sheshin ‘Skënderbej’ statuja e heroit Gjergj Kastriot Skënderbej është nën hijen e Muzeut Historik Kombëtar ndërsa nuk lihet pa përmendur edhe xhamia e Ethem Beut.

Në kryeqytet mund të gjenden gjurmë të  së kaluarës të cilat reflektohen në urbanistikë.

Në ditën e dytë ai viziton qytetin e serenatave. Kudo që ai shkon në Korçë, pjatat tradicionale dhe pijet ofrohen për vizitorët me çmime të lira. Duke vazhduar në jug, ai viziton   Gjirokastrën të cilën e cilëson qëndrën e trashëgimissë botërore.

Ky bastion i lashtë ofron pamje spektakolare nga lugina e lumit Drin deri në malin e Lunxherisë ndërsa dallojnë shtëpitë me çatitë e tyre karakteristike me pllaka guri.

Pazaret dhe rrugët me kalldrëm të qytetit më magjepsës të Shqipërisë janë dëshmi e kulturës osmane.

Por qendra e vërtetë historike e Shqipërisë, megjithatë, shtrihet 25 milje në jug e bëhet fjalë pikërisht për parkun arkeologjik të Butrinit. Për ta përshkruar atë, gazetari citon fjalët e poetit të lashtësisë Virgjilit, i cili e cilësonte Butrintin një Trojë në miniaturë.

Megjithatë, ka nga ata turistë të cilët përpara siteve arkeologjike tërhiqen më shumë nga plazhet  dhe Shqipëria ka plot të tilla. Plazhet e Sarandës janë një nga më të njohurit në Shqipëri dhe ka një  sërë hotelesh luksoze dhe restorante  përgjatë bregdetit.

Artikullin e tij të gjatë gazetari britanik e përfundon duke përmendur edhe plazhe e tjera të mrekullueshme te bregdetit shqiptar si ato të Vlorës dhe Himarës.

Share This Article