Albania
“The Times” zbulon mënyrat si hyjnë në Angli shqiptarët, reklama në TikTok
Gazeta prestigjioze britanike The Times përmes një investigimi tregon mënyrat e reja se si shqiptarët mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Megjithëse Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt, që do të thotë se shqiptarët nuk mund të kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar, ata kanë braktisur mbërritje me gomone, por trafikantët e qenieve njerëzorë po përdorin metoda të reja ku dominon ajo e trafikut me kamionë nga Belgjika nga çmimi për një person shkon deri në 23.000 stërlina.
Shkrimi i plotë i “The Times”, nga Matt Dathan:
“Reklamat shfaqen në TikTok me imazhe të Eurotunnel-it dhe kamionëve, ose pasaportave të falsifikuara greke, teknika më e fundit që trafikantët shqiptarë të njerëzve po përdorin për të bindur emigrantët të paguajnë mijëra paund për të hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar
Pavarësisht një rënieje të emigracionit nga ky vend i Ballkanit, kalimet e paligjshme vazhdojnë me intensitet të lartë, pasi trafikantët përdorin TikTok për të reklamuar disa mënyra për të kaluar kufirin.
Reklamat u ofrojnë emigrantëve një sërë opsionesh, duke përfshirë një udhëtim gjysmë orësh me Eurotunnel ose një pasaportë të falsifikuar brenda tre muajsh, me një gamë çmimesh.
Ato duket se tregojnë arsyen pse emigracioni i paligjshëm nga Shqipëria vazhdon të lulëzojë, pavarësisht një reduktimi të mbërritjeve me varka të vogla gjatë dy viteve të fundit.
Në vitin 2022, 12.024 shqiptarë kaluan Kanalin në varka të vogla, një rritje prej 1.400 % krahasuar me 815 personat që mbërritën vitin e mëparshëm.
Më pas, në vitin 2023, numri ra ndjeshëm, me vetëm 924 persona që mbërritën me gomone dhe vetëm 559 deri në shtator 2024, periudha më e fundit për të cilën ka statistika të disponueshme.
Rënia e ndjeshme i atribuohet një marrëveshjeje të nënshkruar mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë për të kthyer me shpejtësi emigrantët në vendin e tyre të origjinës. Numri i atyre që hyjnë ilegalisht nëpërmjet rrugëve të tjera është shumë më i vështirë për t’u regjistruar.
Megjithatë, numri i madh i postimeve në TikTok sugjeron se trafikantët po shfrytëzojnë këtë platformë video për të kërkuar klientë.
Një llogari e quajtur bileta_kamionit reklamoi pesë rrugë të ndryshme, duke ofruar një gamë çmimesh dhe kohë pritjeje. Ajo u mbyll pasi u kontaktua nga The Times. Llogaria u kërkonte shikuesve të kontaktonin për të marrë një numër telefoni, duke parashikuar që do të mbyllej nga TikTok, i cili është bërë efikas në ndalimin e trafikantëve të njerëzve.
Për një emigrant të mundshëm që shikon reklamat, opsioni më i lirë është të blejë një pasaportë greke të falsifikuar, por kjo kërkon një pritje prej tre muajsh.
Një reklamë, e shoqëruar me një imazh të një qiellgërvishtësi të njohur si The Gherkin dhe një autobusi të kuq londinez, i thoshte shikuesve në shqip: “Kemi udhëtime nga atje (UK) me ajër, tokë dhe det. Na shkruani për një numër telefoni sepse llogaritë në TikTok mbyllen“.
Një reklamë tjetër, e shoqëruar me një foto të një automjeti duke hipur në Eurotunnel, thoshte: “Si arrijnë britanikët në Francë për 35 minuta? Udhëtim me tren për në Angli. Për 40-50 minuta mbërrini në MB. Pagesa në mbërritje”.
Videoja kishte në sfond një këngë popullore për qytetin e Tropojës, nga i cili mijëra njerëz u larguan drejt Mbretërisë së Bashkuar në vitin 1998, pas kolapsit të ekonomisë shqiptare.
Një reklamë e tretë thoshte: “Kemi udhëtime çdo ditë për në MB në pjesën e pasme të kamionit”. Ofronte një çmim prej 2.300 paund për një vend në pjesën e pasme të një kamioni nga Belgjika në MB.
Një reklamë e katërt ofronte një udhëtim me gomone për 3,000 paund: “Ëndrrat tuaja bëhen realitet për dy orë. Na shkruani ata që duan të shkojnë në MB. Çmimi 3.000 paund”.
Një reklamë e pestë ofronte një pritje më të gjatë, por ishte më pak e rrezikshme. Premtonte të siguronte një pasaportë greke së bashku me përputhjen e gjurmëve të gishtave, edhe pse nuk ishte e qartë se si siguroheshin gjurmët.
Çmimi varej nga personi dhe sa e lehtë ishte të gjendej një pasaportë e vjedhur ose e falsifikuar. Reklama thoshte: “Pasaporta greke me gjurmët e gishtave tuaja janë të lira. Duhen tre muaj për ta marrë. Pagesa bëhet pasi puna të jetë kryer”.
Reklamat janë një shembull i taktikave të përdorura nga “ndërmjetësit e emigrantëve” shqiptarë. Shqiptarët shpesh janë “ndërmjetës” të punësuar nga grupe më të mëdha të krimit të organizuar për të gjetur klientë në vendlindjen e tyre, duke fituar komision për çdo person që u kalojnë më tej.
Ata më pas lidhen me anëtarë të tjerë të rrjetit kriminal, shpesh kurdë, të cilët veprojnë në terren në Gjermani, Belgjikë dhe Francë për të transportuar gomone dhe motorë në plazhet e veriut të Francës.
Rekrutuesit operojnë në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë dhe publikojnë qindra reklama në mediat sociale, duke përdorur kryesisht TikTok për të promovuar udhëtimet. TikTok punëson individë që monitorojnë llogaritë, përfshirë specialistë të gjuhës shqipe, dhe fshin ato që dyshon se përdoren për veprimtari kriminale. Megjithatë, trafikantët thjesht hapin llogari të reja për të vazhduar reklamimin e udhëtimeve.
Ka gjithashtu “ndërmjetës” shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët rekrutojnë emigrantë përmes të afërmve ose grupeve të tjera, si bandat kriminale apo tregtarët e tregut të zi që ndodhen tashmë në MB. Ata mbledhin paratë nga kontaktet me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.
Shumica e shqiptarëve që paguajnë trafikantët për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar tërhiqen nga mundësia për të fituar shumë më tepër atje sesa në vendin e tyre. Një shqiptar që ka bërë këtë rrugëtim tha: “Mund të fitosh aq sa do të të duheshin një muaj në Shqipëri brenda dy ditësh në MB”.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha: “Nuk do të ndalemi për asgjë për të shkatërruar modelin e biznesit të bandave të neveritshme të trafikimit të njerëzve përmes bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm ndërkombëtar me Shqipërinë, duke prezantuar masa më të ashpra ligjore se kurrë më parë dhe duke kthyer pothuajse 19,000 persona, duke përfshirë azilkërkuesit e dështuar.
Kushdo që gjendet duke shfrytëzuar njerëz të pambrojtur duke shpërndarë gënjeshtra në mediat sociale do të përballet me pasoja të rënda. Ne po punojmë me Agjencinë Kombëtare të Krimit dhe kompanitë e mëdha të mediave sociale për të fshirë me shpejtësi reklamat që promovojnë kalimet e rrezikshme me gomone”.
Albania
E tmerrshme në Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren
Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Piskupat. Një 12-vjeçare nga ky fshat është përdhunuar brutalisht para 4 muajsh nga një 67-vjeçar po nga i njëjti fshat.
Ngjarja ka ndodhur 4 muaj më parë në banesën e 67-vjeçarit, por është zbuluar vetëm tani pasi 12-vjeçarja ka mbetur shtatzënë dhe është 4-muajshe.
E mitura e terrorizuar nuk u ka treguar prindërve të saj për ngjarjen pasi 67-vjeçari e ka kërcënuar vazhdimisht se do ta vriste në raste se i tregonte prindërve.
E mitura në praninë e psikologut janë pyetur mbrëmjen e sotme për orë të tëra në prokurori ku ka rrëfyer të gjithë ngjarjen dhe se si autori e kishte përdhunuar me forcë duke e lidhur, në banesën e tij.
Kanë qenë prindërit e vajzës të cilët e kanë çuar për vizitë atë pasi ajo po shtonte peshë në mënyrë të pakuptimtë dhe mjekët i kanë informuar se vajza ishte shtatzënë 4 muajshe.
Fill pas kësaj vajza ka treguar më pas ngjarjen dhe sesi 67-vjeçari e kishte përdhunuar në banesën e tij, i cili tashmë është arrestuar nga policia.
Mësohet se autori është baba i 4 fëmijëve si dhe është edhe gjysh. Ndërsa mitura tashmë ndodhet nën kujdesin e prindërve dhe psikologëve pasi është në gjendje tepër të rënduar psikologjike.
Albania
Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …
Nga Auron Tare:
Në arkivat amerikanë të Luftës së Dytë Botërore ruhet një dokument befasues: Dosja e Shqipërisë në kuadër të “Komisionit Robert”, një grup ekspertësh të universiteteve më të rëndësishme amerikane, mes tyre edhe Harvardit. Qëllimi i këtij komisioni ishte i jashtëzakonshëm për kohën: hartimi i listave të pasurive kulturore në Europë që duhej të shpëtoheshin me çdo kusht gjatë operacioneve ushtarake.
Në një botë të përfshirë nga lufta totale, kur qytete të tëra po fshiheshin nga hartat, ky ekip shkencëtarësh dhe historianësh punonte ditë e natë për të mbrojtur trashëgiminë kulturore të popujve – përfshirë edhe tonën.
Shqipëria në sytë e Harvardit
Në Dosjen e Shqipërisë, ekspertët amerikanë kishin përpiluar me imtësi një listë të zonave me vlera të jashtëzakonshme arkeologjike dhe kulturore:
trashëgimia ilire, gjurmët e qytetërimeve greke, romake, bizantine dhe çdo sit që duhej shmangur nga bombardimet.
Madje kishin hartuar edhe harta të posaçme me pikat që s’duhej të prekej as një bombë, as këmbësoria amerikane në rast zbarkimi.
Në faqen e parë të raportit të tyre, të ruajtur sot në Harvard, theksohet qartë rëndësia e madhe e trashëgimisë ILIRE – një prioritet i padiskutueshëm për studiuesit amerikanë.
Ironikisht, kjo është po ajo trashëgimi që sot disa pseudo-arkeologë të “shkollës së re internacionale” në Shqipëri e shohin si mbetje të nacionalizmit komunist dhe për këtë arsye e shpërfillin.
Ironia që djeg
Këtu fillon ironia e madhe historike:
Në kohë lufte, kur Europa digjej, akademikët amerikanë angazhoheshin për të mbrojtur pasuritë tona kulturore…
Ndërsa pas viteve ’90, në kohë paqeje, shumë prej këtyre thesareve u lanë të rrënohen, u grabitën, u zhdukën ose u shkatërruan nga vetë shqiptarët – më keq se çdo bombardim i mundshëm i aviacionit amerikan.
Ndërtesa, kështjella, objekte arkeologjike, muze, site të lashta – një pasuri mijëravjecare.
Albania
“Që kur mesazhet janë prova?”, Rama: “Shpërdorimi i detyrës” do të rishikohet
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët, tha se në 3 mandatet e Partisë Socialiste, 37 raste i përkasin hetimeve për korrupsion apo shpërdorim detyre. Këtë të fundit, Rama e cilësoi një “nocion i cili duhet të rishikohet”.
Sipas tij, SPAK “ka dhënë dënime skandaloze”, ndërsa shtoi si një problem të madh publikimin në media të dosjeve hetimore dhe shtoi se “mesazhet nuk përbëjnë prova dhe nuk mund të jenë arsyeja parësore për të nisur gjyqe”.
“Jo çdokush që hetohet dhe akuzohet nga SPAK ka bërë korrupsion. Shpërdorimi i detyrës është një vepër që iu kthye dhe vetë BE-së, sepse është një term që futet një thes i madh. Sidomos kur jeton në një periudhë kur të gjitha llojet e tenxhereve hidhen përpjetë me gjithë kapakë për burg. BE iu rikthye nocionit me kërkesë të Gjermanisë dhe të Italisë. Ka dalë një direktivë e re për ta riparë këtë nocion, për ta specifikuar. Kushtetuta thotë që janë 3 pushtete të pavarura nga njëri-tjetri. Është pavarësia për të marrë vendime. Te vendimet nuk vjen dot një prokuror të thotë pse e vendose kështu dhe e vendose ashtu. Dhe kjo gjë ka ndodhur. Nëse vendimi im është një vendim që ka një prapavijë të qëllimshme për të përfituar në mënyrë të paligjshme apo për të sjellë një dëm, këtu unë nuk jam i pavarur, këtu vjen drejtësia tek unë”, tha Rama.
“Qysh nga fillimi i këtij kapitulli të SPAK, janë 37 raste. E dini ju sa raste nga këto 37 që përfshijnë funksionarë të niveleve të ndryshme, i përkasin viteve të mandatit të parë e të mandatit të dytë? Janë rreth 80%. Ndërkohë që vetëm një pjesë e vogël e tyre janë raste që lidhen me periudhën më vonë. Në rastet që po flasim kemi nga të gjitha, kemi dënim për prerje pylli për një kryetar bashkie. Është një dënim skandaloz, kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit ka hapur një rrugë për komunitetin ku janë prerë disa pemë. Ka bërë burg për prerje pemësh. Rasti është për turp. Ka dhe raste të tjera qe nuk kanë lidhje me korrupsion që hyjnë tek këto raste. Ka dhe raste të tjera që lidhen me pabarazinë në tendera. Kjo është një vepër tjetër, nuk është korrupsion”, shtoi Rama.
“Çfarë do të thotë mesazhe, që kur mesazhet janë prova? Dhe që kur mesazhet janë ushqim për mediat? Dhe që kur mbi bazë mesazhesh bëhen gjyqe si në kohën e gjuetive të shtrigave? Patjetër që mesazhet dhe çdo gjë tjetër janë pjesë e një procesi, por parafytyroni vetëm kaq: çfarë ndodh dhe sa përgjegjës ka secili nga pjesëmarrësit në këto gjyqet e shtrigave kur dikush të dalë i pafajshëm? Për çfarë i duhet më pafajësia atij njeriu kur i është shkatërruar tërësisht jeta dhe familja? Kush ia kthen atij njeriu pas jetën? Prandaj drejtësia demokratike ka vendosur kufij, nuk lejohen shumë nga këto gjëra që ndodhin këtu. Nuk fajësoj mediat, por ata që i ushqejnë me këtë helm. Deri tani kemi një numër të dënuarish shumë të ulët në raport me rastet. Kemi çështje të zvarritura dhe Strasburgu ka evidentuar gjëra të rënda”, shtoi kryeministri.
-
UK1 day agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania1 day agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania3 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports1 day agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania1 day agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Kosova1 day agoKëta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes
-
Bota1 day agoMijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë
