“The Travel of Path”: Ksamili, një nga vendet më të bukura në Mesdhe! Rama: Shqipëria po thyen rekorde turistike

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vendet turistike të Shqipërisë vazhdojnë të marrin vëmendje nga ndërkombëtarët. Këtë herë është media amerikane “The Travel of Path” që i dedikon një artikull bregdetit tonë të bukur. Shkrimin e publikon kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, ndërsa fton Organizatën Botërore të Turizmit për të zbuluar më shumë duke nisur nga plazhet, fshatrat piktoreskë e plot monumente historike të vendit.

“Shqipëria turistike vazhdon të bëjë bujë ndërkombëtarisht. Këtë herë është media amerikane “The Travel of Path” që i dedikon një artikull bregdetit të bukur, i cili s’është më surprizë të quhet “Maldivet e Europës” në Shqipërinë tonë që po thyen rekorde turistike siç konfirmohet edhe nga Organizata Botërore e Turizmit, dhe që e ka gjithmonë ftesën e hapur për të zbuluar shumëçka duke nisur nga plazhet, fshatrat piktoreskë e plot monumente historik.”, shkruan Rama.

Në shkrimin nga “The Travel of Path” përshkruhen bukur pamjet me panorama mahnitëse të deteve të kaltra Adriatik dhe Jon.

“Duke ecur përgjatë vijës bregdetare të thyer shqiptare në një shteg rrugor që përshkon rezervat subtropikale, luginat e thella dhe fshatrat buzë plazhit, do të përballeni me panorama mahnitëse të deteve të kaltra Adriatik dhe Jon , ndoshta detet e vogla më të bukura që përbëjnë një pjesë të Mesdheut më të gjerë”.

Artikulli përshkruan bregdetin e Ksamilit, duke e vlerësuar si një ndër plazhet që duhet të jetë medoemos në listën e vendeve për të pushuar.

“Nuk po flasim për Bregdetin Dalmat të Kroacisë, Malin e Zi gjithnjë e më të modës, as ndonjë prej këtyre ishujve grekë jashtë rrugës: është Ksamili, në Shqipërinë jashtëzakonisht të nënvlerësuar , ai që duhet të jetë në listën tuaj”, 

Share This Article