ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ambasadorja e BE-së në Ukrainë: Të ndalet terrori rus 2 hours ago
Bessent: SHBA gati të bashkëpunojë me BE-në ta çojnë në kolaps ekonominë ruse 3 hours ago
Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë-Trump: I gatshëm t’i vendosim sanksione Moskës 3 hours ago
Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë! 6 hours ago
Bukuroshja me origjinë nga Kosova shpallet Miss Finlanda 2025 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Thellohet skandali i Flotës/ Qeveria e dha me koncesion Bazën e Sarandës

albnews by albnews
20 March, 2023
in Albania, Opinion
0
Thellohet skandali i Flotës/ Qeveria e dha me koncesion Bazën e Sarandës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Klodian Tomorri

Hetimet e SPAK për privatizimin e Bazës Detare të Sarandës janë përqendruar tek një kontratë qiraje mes Ministrisë së Financave dhe bashkimit të kompanive Kastrati dhe Concord Investment. Por një muaj para kontratës së qirasë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nënshkruar me të njëjtat kompani një kontratë 35 vjeçare koncesioni për ngritjen e një porti jahtesh dhe shërbimesh në territorin ujor të bazës. 

RelatedPosts

Shqipëria me sezonin turistik më të dobët të regjistruar që nga viti i pandemisë

Produktet me pesticide alarmojnë tregun rajonal, Kosova: S’kemi importuar perime nga Shqipëria

Të huajt për Zvërnecin: Na pëlqen qetësia, natyra dhe historia

Kontrata e koncesionit është nënshkruar në 23 qershor të vitit 2020. Sipas hartave bashkangjitur kontratës, porti i jahteve praktikisht bllokon daljen e Flotës në det, pasi parashikon ndërtimin e bankinave në të gjithë zonën bregdetare para bazës, siç     ilustrohet nga vijëzimet e shënuara me blu ne foto. 

Edhe pse Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi nën sekuestro preventive territorin tokësor të Bazës Detare me argumentin se dhënia e saj me qira tek privatët ka cenuar operacionalitetin e Flotës, sërish Baza e Sarandës mbetet e paralizuar pasi kontrata e koncesionit për Portin e Jahteve qëndron në fuqi. 

Tenderi

Tenderi për dhënien me koncesion të Portit Turistik të Limionit u shpall në 1 gusht të vitit 2019. Pas zhvillimit të procedurës, në 21 tetor 2019 Ministria e Infrastrukturës shpalli fituese të koncesionit ofertën e paraqitur nga kompania Marina Limion, që parashikonte një investim për 11 milionë eurosh për ngritjen e një porti jahtesh dhe shërbimesh në territorin ujor të bazës.

Kontrata është negociuar për gati 1 vit dhe në 23 qershor të vitit 2020 MIE ka nënshkruar me dy kompanitë fituese marrëveshjen e koncesionit. Nuk dihet nëse Ministria e Infrastrukturës ka kërkuar aprovimin e Ministrisë së Mbrojtjes për ngritjen e një porti turistik në zonën bregdetare të Bazës së Sarandës. Por koncesioni i portit ishte hapi i parë i një plani që parashikonte fshirjen totale të Bazës së Sarandës, pa e nxjerrë më parë nga Plani i Përhapjes.

Një muaj pas firmosjes së kontratës së koncesionit nga Ministria e Infrastrukturës, një tjetër ministri, ajo e Financave nënshkroi një tjetër kontratë me të njëjtat kompani. Këtë herë për të dhënë me qira afatgjatë territorin tokësor të Bazës për të ndërtuar aty hotele dhe vila. Kontrata e qirasë u kallëzua në SPAK nga ish komandanti i Flotës. Pas dy vitesh hetime, një javë më parë, me kërkesë të SPAK, Gjykata udhëroi bllokimin e kontratës së qirasë dhe vendosjen e Bazës në sekuestro preventive.

Por edhe pse baza është e sekuestruar, kontrata e koncesionit për Portin e Jahteve është ende aktive. Madje dy ditë pasi Gjykata vendosi në sekuestro bazën, Ministria e Infrastrukturës miratoi rregulloren e funksionimit dhe sigurisë të Portit që do të ndërtohet me koncesion ne territorin ujor të Bazës. 

E gjithë qeveria në lojë

Gjatë këtyre ditëve, SPAK ka thirrur për të pyetur një sërë zyrtarësh të lartë  nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm për kontratën që dha me qira bazën e Sarandës. Kontrata e lidhur në korrik të vitit 2020 dha me qira afatgjatë 265 mije metër katrorë tokë, përfshirë 40 mije metër të bazës detare, tek dy kompanitë private për ndërtimin e një resorti turistik.

Të gjitha hetimet e SPAK janë përqëndruar tek kjo kontratë qiraje. Por skandali i Bazës është shumë më i gjerë dhe përfshin disa ministri njëherësh. Pasi përpara kontratës së qirasë, që ka bllokoi SPAK, qeveria e kishte dhënë me koncesion të gjithë zonën bregdetare të bazës duke bllokuar daljen e saj në det.

Ligji shqiptar nuk parashikon koncesion për pronat e ushtrisë. Kjo e bën edhe më të nxehtë çështjen e kontratës së koncesionit për ndërtimin e portit të jahteve në territorin bregdetar të bazës. Nuk dihet nëse hetimet e SPAK do të zgjerohen edhe tek kontrata e Ministrisë së Infrastrukturës. Por ajo që dihet është se në privatizimin e bazës së Sarandës janë përfshirë shumë ministri.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ambasadorja e BE-së në Ukrainë: Të ndalet terrori rus

Ambasadorja e BE-së në Ukrainë: Të ndalet terrori rus

7 September, 2025
Bessent: SHBA gati të bashkëpunojë me BE-në ta çojnë në kolaps ekonominë ruse

Bessent: SHBA gati të bashkëpunojë me BE-në ta çojnë në kolaps ekonominë ruse

7 September, 2025
Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë-Trump: I gatshëm t’i vendosim sanksione Moskës

Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë-Trump: I gatshëm t’i vendosim sanksione Moskës

7 September, 2025
Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë!

Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë!

7 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result