“Pandora Papers” vazhdon të hapë dosje të reja ku janë përfshirë personazhe të botës së sportit.
Pas Pep Guardiolës dhe Karlo Ançelotit, tashmë është ish-mesfushori i Barcelonës dhe i Liverpulit, Javier Mascherano, që ka përfunduar në skandalin e radhës të fshehjes së parave.
“El Pais” ka raportuar se ish-kapiteni i Argjentinës ka përdorur dy kompani “offshore” në ishujt Virxhin për t’iu shmangur detyrimeve fiskale në Spanjë gjatë kohës kur ai luante për Barcelonën. Bëhet fjalë për periudhën 2013-2016 kur ai ishte ende pjesë e katalanasve dhe kujtojmë se asokohe ai ishte hetuar për evazion në shumën e 1.5 milionë eurove taksa të papaguara.