Therën 10 persona me thikë, gjendet i vdekur një nga dy vëllezërit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia kanadeze ka gjetur trupin e njërit prej dy vëllezërve të cilët ishin shpallur në kërkim për vrasjen me thikë të 10 personave dhe plagosjen e 18 të tjerëve, të dielën në një provincë në Kanada.

Autoritetet thanë se Damien Sanderson, 31 vjeç, u gjet me plagë të shkaktuara nga dikush tjetër, por nuk dha detaje të mëtejshme. Ai u gjet brenda territorit të kombit “James Smith Cree”, një komunitet indigjen në Kanada, prej nga ishin edhe shumica e viktimave. Policia vijon kërkimet për vëllain tjetër, Myles.

Atentati shkaktoi reagime të forta në komunitetin indigjen, pasi ndodhi në një zonë relativisht të qetë ku rrallëherë raportohen probleme. Shkaqet që çuan autorët për të kryer sulmin nuk janë zbardhur ende. Të dy vëllezërit u akuzuan zyrtarisht për vrasje edhe pse nuk janë arrestuar ende.

Policia tha se edhe vëllai që është ende gjallë, mund të ketë plagë në trup dhe mund të kërkojë ndihmë mjekësore. Megjithatë, nuk tha nëse ai ishte përgjegjës për vrasjen e të vëllait.

Share This Article