Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Andre Wisdom, raportohet se është therur me thikë dhe është plaçkitur derisa ka vizituar një të afërm të tij, raportojnë mediat britanike.
27 vjeçari, që tani luan në Championship te Derby, ishte sulmuar në Toxteth në Merseyside.
Wisdom aktualisht është në spital duke u shëruar, derisa ishte i përfshirë në ndeshjen e së shtunës ndaj Readingut, ku fitoi ekipi i tij me rezultat prej 2 me 1.
Motra e tij ka konfirmuar për The Sun se, “ai është therur me thikë dhe është në spital. Gjendja e tij është stabile dhe vëllai tjetër është rrugës për në spital. Është çmenduri, s’mund ta besoj”.
Derisa këtë e ka konfirmuar edhe Derby.
“Andre Wisdom ka qenë viktimë e një sulmi dhe plaçkitje të paprovokuar. Ai ka marrë lëndime që rezultojnë me dërgimin e tij në spital”, ka konfirmuar Derby.