ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE? 13 hours ago
SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin 13 hours ago
Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat 13 hours ago
Starmer i thotë Abramovich-it të ‘paguajë tani’ ose të përballet me gjykatën 14 hours ago
EMRI/ Trafikonte emigrantë dhe dr*gë me kamion, arrestohet shqiptari në Angli 14 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Thesari nga Adriatiku e Mesdheu plotësohet me imazhe artefaktesh që mbesin në Serbi

albnews by albnews
18 February, 2020
in Kosova
0
Thesari nga Adriatiku e Mesdheu plotësohet me imazhe artefaktesh që mbesin në Serbi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Helmeta ilire është prej artefakteve më të rëndësishme si shenjë e paraardhësve të shqiptarëve në Ballkan.

E gjetur në Banjë të Pejës, një pjesë e një helmete është vënë në dispozicion të publikut në ekspozitën “Trashëgimia arkeologjike adriatiko-mediterane në Kosovë”, e hapur në mesditën e së hënës. Është ana e majtë e helmetës së bronztë, që i takon periudhës midis shekujve VI dhe V para erës së re. Kjo pjesë tregon se mjeti që shërbente për luftë kishte rrethin e dekoruar. Një majë heshte hekuri e një mahaira janë prej mjeteve të mprehta luftuese të ilirëve që dikur jetonin në atë që tash është fshati Banjë i Komunës së Istogut, e njihet si vendbanim i ujërave termale. Por ekspozita e përgatitur nga arkeologu i Muzeut Kombëtar të Kosovës, Tomor Kastrati, nuk paraqet të gjitha artefaktet që ishin synuar. Është “arnuar” edhe me imazhe të tyre. Kësisoj ka ngjarë për shkak se tash e 20 vjet, siç dihet zyrtarisht, mungojnë 1244 artefakte, të cilat ishin marrë më 1998 dhe 1999, për t’u ekspozuar në Beograd, e nuk janë kthyer më, pos “Hyjneshës në fron”.

Byzylykë, mjete pune e elemente dekorative mund të shihen vetëm në imazhe. Ministria e Kulturës për disa vjet me radhë ka ndarë buxhet me destinimin “për kthimin e thesarit arkeologjik nga Beogradi”, por ende nuk është bërë diçka konkrete. Në bisedimet teknike e politike midis Kosovës e Serbisë, kjo temë kishte qenë pjesë e dialogut.

RelatedPosts

Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

BE nis heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Partitë politike në Kosovë nisin sot zyrtarisht fushatën

“Më shumë kishte një gatishmëri retorike sesa praktike”, kishte thënë për gazetën në vitin 2016 ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri.

E Muzeu i Kosovës pikërisht më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë, nëpërmjet ekspozitës ka treguar se trashëgimisë kulturore të vendit i mungojnë shumë artefakte. Imazhet e stolive të argjendit që janë kulturë adriatiko-egjeiane, enë të kulturës neolitike e byzylykë të argjendit që datojnë midis shekujve VI dhe V do të duhej të ishin pjesë e ekspozitës si artefakte, e jo vetëm si imazhe.

Arkeologu Tomor Kastrati ka thënë se tema e ekspozitës ka një histori të gjatë të kërkimeve.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

17 December, 2025
SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

17 December, 2025
Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

17 December, 2025
Starmer i thotë Abramovich-it të ‘paguajë tani’ ose të përballet me gjykatën

Starmer i thotë Abramovich-it të ‘paguajë tani’ ose të përballet me gjykatën

17 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result