Theu masën e ‘arrestit në shtëpi’, të caktuar për dhunë në familje! Prangoset 44-vjeçari në Durrës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 44-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Durrës, pasi theu masën e sigurie “Arrest në shtëpi” të caktuar nga gjykata për dhunë në familje.

“Specialistët të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 44 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, nuk është gjetur në banesë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për dhunë në familje”, njofton policia.

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë F. K., 22 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde narkotike kokainë dhe një fishek luftarak.

Ndërsa një 56-vjeçar me iniciale D. S., u arrestua, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article