Thierry Henry, trajner i Francës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komiteti ekzekutiv i FFF përzgjodhi të hënën ish-sulmuesit të ‘Bluve’ Thierry Henry, si trajner të Francës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Siç u njoftua ditët e fundit, Thierry Henry është trajneri i ri i U-21 dhe do të drejtojë ekipin e Francës gjatë Lojërave Olimpike të Parisit (24 korrik-11 gusht 2024). 

Në moshën 46-vjeçare, ish-sulmuesi i ‘Bluve’ (123 ndeshje, 51 gola) u zgjodh nga Komiteti Ekzekutiv i FFF të hënën.

Në orën 16:00, presidenti Philippe Diallo, mblodhi në selinë e Federatës në Paris, Komitetin Ekzekutiv. 12 nga 14 anëtarët ishin të pranishëm në mbledhje, shumica me videokonferencë. 

Zgjedhja e ish-trajnerit të Monacos (tetor 2018-janar 2019) dhe Montrealit (nëntor 2019-shkurt 2021) u vërtetua njëzëri ndaj pretendentit Sabri Lamouchi. 

Edhe ky i fundit la përshtypje të fortë gjatë intervistave. Thierry Henry do të duhet të japë listën e pare të lojtarëve të ekipit U-21 pas 10 ditësh, për mbledhjen e ndeshjeve të shtatorit me gjeneratën 2002.

Share This Article