Nga programi “Live from Tirana” këtë të premte moderatorja Enxhi Nasufi rrëfeu ndjesitë e saj të fundit në prezantimin e “BBV Fan Club”. Ajo tha se e ka pritur shumë mirë këtë ftesë, por është e ndërgjegjshme se jo gjithçka është e thjeshtë.
“Kur m’u propozua, isha shumë e lumtur. E kam manifestuar në kokën time, pavarësisht se nuk e kam shprehur. Pasi më erdhi ftesa, nuk e mendova dy herë, por pranova menjëherë. Unë jam në ekran çdo mëngjes me “ëake Up”, por është sfiduese të mbash një emision të tërin vetëm, më pëlqejnë sfidat. Puntata e parë ishte shumë mirë, mendoj. Është kënaqësi dhe përgjegjësi e madhe për mua. Kam pafundësisht gjëra për të përjetuar dhe mësuar gjatë këtij rrugëtimi. Është format delikat, përfshihen emocione njerëzish që janë jashtë, familjarë apo miq dhe në të gjithë këtë përfshirje, lehtësisht mund të gabosh. Siç ishte rasti me shoqen e Ledjonës, e cila erdhi me një vendim gjykate, me një ‘voice’ në telefon ku flitej për dhunë. Për mua, si moderatore, është thikë me dy presa. Duhet të jesh emocionale, por jo edhe aq”.
Për marrëdhëniet me dy opinionistët e “BBV Fan Club”, Ina Kollçaku dhe Ronaldo Sharka, Enxhi tregon: “Më pëlqen, sepse janë sa të ndryshëm, po aq edhe njësoj. Nuk u shpëton gjë, janë pikantë, duhet të jenë, në fakt, sepse diskutohen gjëra të ndryshme. Kemi marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. Mendoj që edhe puntatat e tjera do të shkojnë edhe akoma më mirë”.