Thirrja e ambasadorit britanik: Qytetarët shqiptarë meritojnë një fushatë zgjedhore të drejtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada e Britanisë së Madhe nëpërmjet një deklarate të ambasadorit Alastair King-Smith thotë se fushata për zgjedhjet e 6 Marsit është një mundësi për partitë dhe kandidatë që të parashtrojnë programe të qarta politike që u nevojiten qytetarëve

King-Smith shprehet se qytetarët shqiptarë meritojnë një fushatë të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe transparente, pa retorikë të dëmshme apo intimidime.

 “Fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit fillon sot. Kjo është një mundësi për partitë dhe kandidatët që të parashtrojnë programe të qarta politike që u përgjigjen nevojave të qytetarëve në nivel vendor. Qytetarët shqiptarë meritojnë një fushatë zgjedhore të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe transparente, pa retorikë të dëmshme apo intimidime, si dhe të bazuar në respekt të ndërsjellë. Inkurajojmë të gjithë votuesit të marrin pjesë ne zgjedhje dhe ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet”, shprehet King-Smith.

Share This Article