Thirrja e Kryeministrit Boris Johnson në gjuhën ruse dhe ukrainase për t’i dhënë fund luftës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


“Për popullin e Ukrainës: Slava Ukraini.
Për popullin e Rusisë: Nuk besoj se kjo luftë bëhet në emrin tuaj.


Ushtarë të rinj e të guximshëm dhe civilë të pafajshëm po vriten, tanket po gjëmojnë nëpër fshatra qytete, raketa po bien kudo nga qiejt.
Kanë kaluar shumë dekada që kur kemi qenë dëshmitarë të një gjakderdhjeje të tillë në Evropë. Shpresonim se nuk do të na duhej të shihnim më kurrë pamje të tilla.


Populli i Mbretërisë së Bashkuar qëndron me vëllezërit dhe motrat tona ukrainase përballë këtij sulmi të pajustifikuar ndaj atdheut tuaj.
Ne përshëndesim trimërinë dhe patriotizmin e qeverisë, ushtrisë dhe popullit tuaj.


Kjo krizë, kjo tragjedi, mund dhe duhet të marrë fund. Sepse bota ka nevojë për një Ukrainë të lirë dhe sovrane.”

Share This Article